Feeds:
Postime
Komente
Article | 27 prill, 2012 – 10:33

Më mbushën me trishtim titujt e faqeve të para të gazetave, ku njoftohej vdekja e Ardian Klosit. Më saktë, vetvrasja, e cila ka gjasa që të shihet në ditët në vijim nga gjuajtësit e scoop-it urban si një gjë për t’u ndriçuar deri në detaje, por nuk besoj se ka ndonjë gjë për t’u zhbiriluar në këtë mes. Në përgjithësi, vetvrasjet kanë më pak intrigë se sa vrasjet apo vdekjet. E them këtë dhe për t’u bërë një apel kolegëve që t’mos fokusohen më shumë se sa duhet tek një gjest fatal i Ardianit (gjesti i fundit i tij në këtë botë), e që të fokusohen tek ajo që ai ka bërë, tek ajo që ai na ka lënë pas.

Gazetat e kanë identifikuar vazhdimisht si publiçist e intelektual që bënte beteja publike, e të njëjtën gjë bënin dhe sot, por ai ka qenë shumë më tepër se sa kaq. Ka qenë përkthyes, studjues dhe njeri i kulturës shqiptare. Ardian Klosi lindi nga kjo kulturë dhe i dha kësaj kulture. Jo thjesht kulturës së këtyre kohëve, por kulturës shqiptare në tërësi. E për këtë ai do të mbahet mend.

Mustafa Nano

Shtypi  pjesë e subjekteve politike

Shtypi është një nga mediat kryesore në përpunimin dhe transmetimin e ideve nga aktorë të shumtë politik e shoqërorë.Pas çdo ngjarje të ndodhur është gazeta e para e cila fiksohet tek të gjitha debatet duke arritur në një analizim të hollësishëm të të gjithë subjektivitetit shoqëror dhe element i rëndësishëm i vetë  aktorëve politik të shoqërisë.

Në përfundim të periudhës komuniste ku mediat u çliruan nga kontrrolli rigoroz i partiës-shetet ata provuan një liri të papasur më parë duke e shfrytëzuar në të gjitha rastet,duke mos pasur asnjë frikë se mund të të sipiunonin në shërbimet sekrete.Këtë disi e plotësoi mediat e cila pas komunizmit kishte dy funksione kryesore:

  1. Ky funksion ka të për bazë që roli i shtypit në rradhë të parë dhe i mediave në përgjithësi ishte ai i plotësimit të dëshirës për të folur dhe për të dëgjuar lajme në mënyrë intensive,pas një heshtje të gjatë mediatike.
  2. Funksion tjetër i mediave në Shqipërinë paskomuniste është ai i rregullatorit në sjelljen politike të qytetarit shqiptar,i vendosjes së marrëdhënieve reciproke midis tij dhe forcave politke të vendit.
  3. Të gjitha partitë që kanë mundur të themelojnë një organ shtypi dinjitoz dhe me interes për lexuesin,kanë arritur të mbijetojnë;të tjerat,pas themelimit,kanë mbetur anemike,thuajse inekzistente.

Me aq sa pamë, flitej për një media që u la e lirë nga parita komuniste por kjo nuk do të thotë se janë të lira nga politika dhe as nga qendrat e vendimmarrjes politike.Në një farë mënyre pushteti i politikës mbi median nuk mund të hiqet asnjëherë porn ë këtë periudhë kemi armatime nga te dyja kahjet, si nga gazetari dhe nga politikani.

Çdo gazetë konsideron racionale vetëm logjikën e vet dhe nuk krijon një lloj hapjeje ndaj logjikës së të tjerave për të formuar një mjedis  me debate dhe dialog.Ajo që mbizotëron në shtypin e partive poliktike është refuzimi i tjetrit duke pranuar atë mesazh që përkon me alternativën e saj konceptuale politike.

Sipas Doris Graber massmediat dhe protagonistët politikë lidhen ngushtë me njëri-tjetrin dhe kanë një marrëdhënie simbiotike që ndërvaren nga veprimet reciproke të seciës palë e ndaj s’mund të shihen si të ndara. E disi në kurndërshtim me këtë thënie është Judith Lichtenberg e cila pohon se liria e shtypit duhet të jetë e paprekshme dhe se është i nevojshëm si në shoqëritë në zhvillim por më shumë akoma në vendet e industrializuara në mënyrë që të  ruajë stabilitietin demokratik.

Regjimi politik i Enver Hoxhës,përdori taktika të atilla që dënonin çdo mendim të lirë që ishte kundër vullnetit të partisë së “shenjtë” duke e neutralizuar dhe eliminuar si subjekt qoftë individ apo objekt. Me ardhjen e demokracisë u shfaq dëshira e madhe e popullit për të folur dhe dëgjuar ndaj gazetat e televizionet e para të  asaj periudhe ishin duke organizuar një divesitet më racional në strukturën e tyre.Përmbajtja fillon të ndryshojë duke i dhënë përparësi shumë politikës dhe  shoqërisë.

Nga ana tjetër,faza e tranzicionit u shoqërua me rishfaqjen e individit në skenën e përditshme pas nënshtrimeve prej disa dekadash nga sturkturat burokratike shtetërore.I rishfaqur, ai kërkon pushtet mbi të tjerët që indetifikohen në strukturat e tjera politike-mediatike,por është e qartë se ky pushtet s’mund të jetë gjë tjetër veçse pushtet politik,sepse ai luan rolin në qendër të pushtetit social dhe si instrumenti më i fuqishëm për të siguruar të ardhura sa më të mira, një autoritet sa më të lartë e shumë  përpariësi të tjera.

Pas periudhës komuniste vlen të theksohet fakti se ishin të shumta partitë që  filluan të krijoheshin por këto ishin të paorganizuara  mirë dhe me pjesmarrje shumë të vogël. Në këtë pikë lind nevoja për t’u shprehur sa më shumë dhe roli i militantëve të partisë ishte shpërndarja e gazetës  në të gjithë spektrin shoqëror.

Sipas Artan Fugës në Shqipërinë paskomuniste çdo subjekt politik përban dy elementë  kryesorë:

  1. 1. Elementin organizativo-praktik
  2. 2. Elementin vleror-mediatik, pra teresine e vlerave, idealeve propozimeve dhe alternativave te perpunuara dhe te botuara ne shtyp.

Është e qartë se elementi organizativo-partiak ka mbisunduar mbi aspektin vleror-mediatik  i cili karakterizohet nga dominimi i politikës në jetën redaksionale të gazetës duke krijuar shtypin paritak që në vetvete shpreh orjentimin sundes së partisë.

Varësia financiare dhe materile bën të mundur që të kemi botime nga liderët zyrtarë apo intervistat e tyre të shumtae nuk mjafotn vetë kryeredaktori është pjesë e hiearkisë politike sepse aty gjen veten e tij si nga pikpamjet ideologjike dhe nga ato ekonomike. Gazetarët  duhet të qëndronin nën kntrollin e drejtuesve politikë që drejtonin gazetën ku ata punonin duke qenë se nuk kishin pozita të forta dhe materialet e tyre profesionale dhe ekonomike lenin shumë për të dëshiruar.

Elementi organiazativo-praktik përcakton vetë aspektin vleror-mediatik, sepse mjafton të shohim ligjin për partitë politike ku thuhet qartë se në një parti politike nuk lejohet të krijojë grupime  rinore jashtë strukturës së saj së. partitë lejohen të operojnë vetëm  në bazë territori, e duke mos pasur të drjetë për të funksionuar nëpër qendra pune,prodhimi apo administrate.

Ligji gjithashtu ndalon edhe ndihmat financiare dhe materiale të ardhura për partitë politike nga entet publike, si edhe nga ente me pjesërisht me fonde publike.Por nuk duhet harruar fakti se shteti nuk mund t’i kontrollojë të gjitha këto fonde sepse një pjesë e mirë e tyre qarkullon në mënyrë informale duke humbur burimin kryesor. Pastaj edhe vetë  qytetarët nuk japin një kuotë të caktuar për partitë në  të  cilat aderojnë dhe kjo do të krijonte nje lloj ç`tensionimi në marrëdhënie hirearkike me lidershipin. E së fundmi ligji lejon financimin e partive në formë dhuratash ose të ardhurash deri në masën që nuk kalon ndihmën e dhënë  nga shteti,por kjo është shumë e veshtirë per t`u përllogaritur.

Shtypi Radikal

Gjatë  grevës së urisë të zhvilluar nga ana e dhjetë deputetëve, media e shkruar ishte një nga më kryesoret në të cilat u fomulua opinioni si ai profesionist dhe amator. Arsyeja se po bëjmë këtë ndarje të shtypit ka të  bëjë me gjetjen e ndryshimit midis llojeve të shumta të shtypit dhe alternativave që përdoren. I jemi referuar plotësisht Profsor Artan Fugës, që ka ditur t’i analizojë më së miri llojet e shtypeve dhe gjithashtu me anë të shkrimeve të tij për grevën e urisë arriti në një përfundim se aktorët politikë  e bëjnë lojën politike për intersat e nguashta vetiake e jo për të tjerët. Nuk mund të kemi një zhvillim koheret  të ngjarieve sepse çdo gjë ndryshon sipas asaj që quhet e drejtë për të pasur e duar. Grevae urisë sipas Profesorit nuk është një ngjarje politke por një mjet presioni,një gjuhë e pastër politke për të arritur atë që dëshirojmë. Në rastin kur greva përfudnoi u duk dhe qëllimi i saj që nuk ishtë të shkonte deri në fund por të tërhiqte vëmendjen.

Modeli i shtypit  radikal  është ai lloj shtypi në të cilin njehësohen tërësisht me projektet e partisë politike që e ka kijuar duke u varur prej saj si financiarisht dhe ideologjikisht.

Tiparet kryesore të shtypit radikal:

  1. 1. Arsyetimi i modelit të këtij shtypi mbështetet tek një strukturë fikse,tek rikthimi rrënjësor  i së kaluarës së lavdishme që mund të kenë pasur duke i besuar verbërisht këtyre strukturave dhe përjashtuar çdo lloj modeli tjetër alternative që është në kundërshtim me të, kjo pikërisht se i besojnë dhe duan të mos funksionojë gjë tjertër jashtë asaj që partia thotë.

  1. 2. Tipar tjetër i shtypit radikal është dhe e drejta historike. Kjo e drejtë ka të bëjë me legjitimitetin historik që është prioritar mbi atë aktual dhe  pragmatik. Në bazë të kësaj forme histoira ecën në rrjedhën e saj normale pa ndonjë prurje të re, por të gjitha janë riprodhim i një të shkuare të lavdishme. Interesante do të ishte nëse shtypin radikal dhe partia që ai përfaqësonte do të ishin në pushtet dmth në mazhorancë dhe kjo e shkuar do të ndërthurej me të tashmen duke formuar korniza të reja për të treguar gjithçka që kanë bërë e po bëjnë.
  2. 3. Ekzistenca e komunitetetve. Ky tipar ka të bëjë me epërsinë në të drejtat e individit të cilat nuk janë më vete. Në këtë rast individi nuk shikohet me vullnet të lirë për të menduar e ndryshuar statusin e tij por duhet  që ky individ ta gjejë veten e tij tek komunitieti ku ai bën pjesë,tek bashkësia primare në të cilën ai ndikohet nga presioni ç’bërës i komuniteteve të tjera homogjene.

  1. 4. Në shtypin radikal përdoren elementë natyroë ose ngjarje të ndodhura për t’i treguar mbështetësve realitetin në të cilën ata si parti po punojnë. Kjo sepse çdo gjë që bëhet na partia transemtohet duke përdour slogane apo intervista me faktorë subjektiv.

Duke vazhduar me këtë linjë arsyetimi kemi marrë në shqyrtim gazetë “Integrimi” në periudhën e zhvillimit të grevës duke analizuar shkrime e duke i  përqasur me këto tipare të shtypit radikal meqënëse vetë gazeta është organi i  shtypi të  partisë, Lëvizja  Socialiste për Integrim. Ajo që LSI beson është e njohur duke pretenduar se buron nga rrënjët e së majtës progresiste dhe është e vetmja që mund të bashkojë Shqipërinë me famijlen e madhe europine.Këto lloj pikpamjesh të paritsë pasqyrohen gjithmonë në shtypin radikal duke mos dalë asnjëherë jashtë linjës së tyre e të partisë,duke i besuar e mbështetur grevën deri në fund.

Parimet e gazetërisë në lidhje me futjen e objektivizmit dhe kundërshtisë në çdo lajm, shtypi radikal përbën një përjashtim të madh sepse ai nuk paranon alternativat e kundërta me ideologjinë e tyre duke mos pranuar mendime të ndryshme.

Fillimet e grevës që kemi shpjeguar edhe më parë kanë të bëjnë me ndryshimin e Kodit Elektoral. Lëvizja e parë që bënë deputetët ishte dërgimi i një letre Presidentit të Shqipërisë,Bamir Topi duke kërkuar ndërhyjen e tij në lidhje me ketë çështje e duke i shpjeguar se në rast mosmiratimi të kërkesave të tyre do të zhvillohet një grevë urie.Gazeta Integrimi e paraqet skenën si masakër e madhe që po i bëhet demokracisë së vendit duke përmendur të njëjtat fjalë që përdorte edhe vetë lideri  i saj,Ilir Meta. Në fillim të shkrimit vihet re subjektivizmi dhe euforia emocionale me të cilën gazeta mbron kauzën e ngritur nga deputetët e LSI-së dhe ato të PDK-së e PS ’91 .

“Një grup deputetësh dhe kryetarë partish i janë drejtuar dje me një letër Presidentit të Republikës, Bamir Topi, të gjendur përballë rrezikut që po i kanoset sot demokracisë në Shqipëri, pasi Partia Socialiste dhe Partia Demokratike synojnë që nëpërmjet Kodit të Ri Zgjedhor të monopolizojnë administrimin e zgjedhjeve në vend. Në këtë letër, deputetët dhe kryetarët e partive argumentojnë se dispozitat që PD dhe PS kanë propozuar për Kodin e ri Zgjedhor janë një shkelje e Kushtetutës. Dhe, për të mbrojtur Kushtetutën dhe votën e lirë, deputetët dhe kryetarët e partive shprehen të vendosur të shpallin një grevë urie, në mënyrë që të sensibilizohet opinioni publik shqiptar për grushtin e shtetit që po përgatitet, për të shpëtuar demokracinë e rrezikuar në Shqipëri.”

Shihen qartë parrullat e përdorura si kanosje e demokracisë,monoploizim i zgjedhjeve,kthim diktature apo demokracia në rrezik, të cilat janë legjitimuar nga liderët e partive dhe është shfrytëzuar si nga gazetarët por edhe nga publiku i dalë në protestë.Kjo përbën një nga tiparet kryesore të shtypit radikal duke përmendur arsyetimet e lidrve dhe anashkaluar të tjerët. Në të gjithë artikujt për grevën qe kemi analizuar në gazetën Integrimi ka pasur vetëm mbështetje dhe asnjëherë ndonjë reagim të kundërt me të. Duke filluar që me denoncimin e grevës në datën 5 nëntor e me fillimin e saj duke u pasur nga përfundimi në datën 18 nëntor  nuk shikohen kundërshtime por vetëm mbrojtje e mbështejte për grevën. Bien në sy që i gjithë ligjërimi është i ndërtuar për të afirmuar besimin kolektiv të partisë dhe admiruesve të saj ,pa e venë asnjëherë në dyshim vërtetsinë e asaj që mbrohet.

Rasti tipik i kësaj që thamë më lart është një shkrim mbi Spartak Brahon ku është shprehur:Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të tërhiqet në rrugën e saj për të mos lejuar miratimin e një Kodi Zgjedhor, i cili nuk është gjë tjetër veçse Kodi i vjedhjeve. Natyrisht kjo përkon me atë që kemi thënë, që jeta e këtij parlamenti po fashistizohet. Edhe PD, edhe PS, me sa duket kanë frikë. Ajo që ndodhi sot në komision, përveç rrethimit policor dhe ushtarak që iu bë, dhe punës në presion, në përfundim, në marrëveshje të plotë, ata vendosën që të rrëzojnë, njëri pas tjetrit, të tëra amendamentet e paraqitur nga LSI. Gjithsesi ne nuk do të tërhiqemi, do të vazhdojmë luftën për të rrethuar rrethimin fashistoik të PD-PS.

Është  mëse e qartë se të gjitha tiparet e shtypit partiak që shtjelluam pak më parë janë pjesmarrëse në këtë artikull. Nësë vërejmë dhe artikujt e datave të tjera do të shikojmë se elementi i së kaluarës për të thënë se ne jemi koherent në qëndrimet tona gjatë gjithë kohës së partisë apo edhe të liderit të saj, pra ka të bëjë me të drejtën historike të cilën e mbrojnë deri në fund.

Një rast tjetër konkret është dhe  protesta që Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi në Sheshin Demokracia në Qytetin Studenti.Aty shihet qartë elementi historik për të rikujtuar dhe një herë në mendjen e njërzëve se lideri ynë,Ilir Meta  ka qenë i pranishëm kur filluan protestat për liberalizim.Është rikthim i parrullës “E duam Shqipërinë si gjithë Europën” duke bërë theksuar lëvizjen rinore të ’90 ku edhe Kryetari i LSI-së,Ilir Meta ishtë një nga inicuiuesit e saj. Kjo gjë është rast tipik ku shtypi radikal i referohet një ngjaje nga e kaluar për të treguar se linja e idealeve tona qendron gjithnjë dhe koherenca jonë në qëllimet e partisë janë të njëjta si atëhere dhe tani. Me sloganin tjetër :“Jo diktaturës,vota është e shenjtë” apo me këtë fjalim kërcënues që tregon se ne me situatën tonë konkrete ku jemi dimë të reagojmë dhe të gjejmë mbështetje.

“Demokracia sot në Shqipëri po rrezikohet seriozisht nga dy diktatorë Rama dhe Berisha. Ai nënvizoi se të rinjtë dhe LRI gjendet në sheshin “Demokracia”, pasi janë gati për një tjetër revolucion, për një tjetër Dhjetor, për t’i dhënë “JO Diktaturës”. “Jemi mbledhur për të treguar se s’do të bëhemi pjesë e pazareve të fëlliqurave me Ramës e Berishës. Zoti kryeministër dhe kryetari i bashkisë jemi këtu për t’ju përcjellë një mesazh shumë të qartë, që ne kemi vendosur që të ardhmen tonë ta ndërtojmë pikërisht këtu, në Shqipërinë e ëndrrave tona dhe jo në Shqipërinë e monopoleve tuaj. Nga ky shesh u themi shporruni nga toka jonë. Sot nga sheshi “Demokracia” po ju paralajmërojmë se s’do t’ju lejojmë të kaloni në Parlament një Kod që vendos diktaturë”.

Të vetmit aktorë që nuk janë pjesë e partisë së LSI-së dhe që kanë dhënë mendimet e tyre për gazetën Integrimi ishin mbështetësit e grevës, përkatësisht antarë të  Partisë Demokristiane, PS ’91 pa harruar edhe disa shkrime të faktorit ndërkombëtar që ka qenë pro grevës dhe futjen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve edhe të LSI-se.

Mbisundimi i ideologjisë dhe jo i arsyetimit, i eksitimit të turmës por jo i faktveve reale që mund të demonstrojnë sa e drejtë është kjo çështje. Pikërisht këtë gjë mundohen që në shtypin radikal të anashkalohet sepse nuk ka rëndësi fakti, por fjalimi i bukur ,ka rëndësi gjesti i sakrificës që po bëhet pa llogaritur se në fund të fundit gjithçka s’ka interesa për të tjerët. Të gjithë punojësit e një shtypi radikal e dinë mirë pozicionin e tyre si gazetarë dhe si antarë të zjarrtë të partisë,flas të zjarrtë sepse anashkalon ato që quhen parime të etikës gazetareske për të  “ngritur në qiell” partinë tënde. Në shtypin radikal nuk ka ligjërime personale por vetëm ligjërime të ndërtuara për të afirumuar besimin kolektiv te partia dhe admiruesve të saj duke mos vënë asnjëherë  në dyshim vëtetësinë  e saj që thuhet  pa ndonjë arugment bindës.

Në të gjitha ligjërimet e bëra në media shumë pak, për të mos thënë fare u përmednën ligjet të cilat shkeleshin në rast se miratohej Kodi Zgjedhor duke i dhënë përparësi grevës së urisë, si e vetmja mënryë për të arritur zgjedhje me standarte të plota demokratike.

Është disi e habitshme se për të pasur vëmendjen e publikut janë përdorur edhe fëmijët e politikanëvë të hyrë në grevë,të cilët ishin pjesmarrës sëbashku me protestuesit para Kuvendit të Shqipërisë. Një fëmijë në moshë të vogël ose minoren s’mund të ketë një mendim të qartë për atë që po ndodh dhe asnjëhrë s’mundet që fëmija të pranojë  që babai i tij është futur në grevë,që nga kjo gjë edhe mund të humbasë jetën apo kur fëmijët shprehen për solidaritetin e tyre për prindërit dhe kanë besim në iniciativën e tyre.

“Protestat e mbështetësve të deputetëve që kanë hyrë në grevë urie kanë vijuar edhe dje, në sheshin para Parlamentit. Madje, gjatë pasdites të pranishëm në grevë kanë qenë edhe fëmijët e disa deputetëve në grevë, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre. Tre fëmijët e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe djali i deputetit të LSI, Nikollaq Neranxi, së bashku me bashkëshorten e tij, i janë bashkuar dje pasdite protestuesve, për të qenë sadopak afër prindërve të tyre që prej tre ditësh ndodhen në grevë urie. Ndonëse të vegjël në moshë, ata kanë dhënë disa mesazhe dhe përshëndetje për prindërit e tyre dhe për deputetët e tjerë grevistë. Kështu, djali i kryetarit të LSI, Besar i është drejtuar të atit me fjalët: “Mos u dorëzo, vazhdo të ecësh përpara”, duke e konsideruar të drejtë veprimin e ndërmarrë nga ai. Ndërsa, vajza e madhe e kryetarit të LSI, Bora është mjaftuar vetëm t’i shprehë nëpërmjet kamerës së televizionit se e kishte marrë malli për të atin dhe e donte shumë. Edhe djali i deputetit Nikollaq Neranxi, Mihail ka shprehur solidaritetin e tij për të atin, duke i thënë gjithashtu se e kishte marrë malli dhe se besonte në iniciativën e tij.”

Duke shpjeguar këto elementë të shypit radikal,si e drejta e historisë apo legjitimiteti në gurp arritëm në përfundimin se jo të gjitha këto elementë mund t’i gjejmë vetëm në këtë lloj shtypi. Edhe gazeta të tjera që predendojnë se janë të pavuarura në shkrimet e tyre vihet re mbështetja e grevës. Gjithsesi nuk mund të themi se me monitorimin që ne kemi arritur të bëjmë do zbulojmë  nëse kjo gazetë është e varur politikisht apo jo,por jemi mundur që në bazë të atyre elementëvë që pamë më lart t’i klasifikojmë si gazetë me tendenca të lëkundshme.

Pikërisht do të fillojmë me Gazetën Panorama e cila që në ditët e përalajmërimit të grevës së urisë dhe vazhdimit të saj ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me deputetët. Kjo dhe për faktin se është një gazetë prestigjozë dhe shumë e rëndesishme në shtypin tonë të përditshëm.

Ajo që mua më ka tërhequr vëmendjen më shumë ka të bëjë me një element të shtypit radikal që ishtë ,kujtimi  së kaluarës, apo  ngjarjeve që tregojnë koherencë. Si në organin e LSI-së dhe tek Gazeta Panorama është shpjeguar se Ilir Meta,nuk është për here të parë në këtë situatë por ka një precedent tjetër. Ky precedent ka ndodhur në dhjetor të 1990 ku studentët donin të rrëzonin pushtimin komunist,e vetë Meta shprehet se për zgjedhjet do mbetem gjithnjë student i dhjetorit.38 Në të gjitha artikujt e Gazetës Panorama nuk kemi kundërshitme të plota por vetëm kolona të vogla me citime nga  politikanë që ishin kundër grevës e faqet më shumë i mbizotëron historiku i grevës, përse po bëhet duke mos përjashtuar argumentat.

Ky është edhe ndryshimi i madh me Integrimin sepse nuk kanë anashkaluar shifrat e argumentat e përdorur. Në bazë të monitorimit që i kemi bërë gazetës Panorama gjatë periudhës së grevës, pjesën më të madhe të  opinioneve  e zinin akrtorë socialë që ishin pro grevës. Nga 22 opinione të analizuara rreth 18 prej tyre janë në mbrojtje komplet të grevës duke treguar me fakte apo qoftë dëshirën e tyre kundër monopolizimit të zgjedhjeve. Një shkrim tejet i ashpër sipas mendimit tip është vendosur në faqet e kësaj gazete prestigjoze kur gjuha e përdorur lë shumë për të dëshiruar. Brizida Gjikondi në mendimin e saj të shprehur ka folur jashtëzakonisht shumë ashpër dhe duke e konsideruar  si Kodi i Turpit,e ngre pyetjen përderisa lufta është për liri e standarte demokratike pse i duhej vetëm reagimi i këtyre 10 deputetëve?Ajo çka po përpiqet të thotë nënkupton se edhe partitë e tjera duhej të ishin futur në grevë,por kush është kjo për të dhënë urdhra të tilla e për të vendosur për jetën e të tjerëve.

Gjithashtu kemi një intervistë të përbashkët midis dy gazetave. I njëjti personazh, Martin  Shlutz,Presidetni i Grupit Parlamentar Evropian  është i pyetur nga të dyja gazetat për mendimin e tij lidhur me grevën. Në të dyja rastet ai paraqitet kundër mospranimit të LSI-së në Komisionin Zgjedhor duke harruar që kjo është një luftë për të drejta të gjithëanshme e jo vetëm partiake të LSI-së. Nëse në Gazetën Panorama është  treguar disi i rezervuar tek Integrimi ka paraqitur mendimin e tij të plotë duke u shprehur se nuk do të pranojë të largohet partia e mikut të tij Ilir Meta nga Komisioni i Zgjedhjeve dhe ka akuzuar hapur Berishën dhe Ramën për këtë gjë. Dhe është shumë e qartë, që partia e mikut tim Ilir Meta po shmanget nga ky proces. Berisha me Ramën kanë një synim shumë të qartë për ta përjshtuar partinë e Ilir Metës nga ky proçes dhe këtë ne nuk mund ta pranojmë.

Ndaj për këtë unë kam organizuar një takim midis Ilir Metës dhe Komisionerit përgjegjës për zgjerimin e BE-së, Oli Rehn. Ndaj ne jemi të bindur se duhet të ndjekim me shumë vëmendje se çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente. Këto zgjedhje janë kruçiale për të ardhmen dhe për demokracinë në Shqipëri, ndaj çështja kryesore e imja në këtë proces të përgatitjes së zgjedhjeve është që të gjitha partitë dhe të gjitha interesat e votuesve duhet të përfaqësohen në këtë proces. Sepse tendenca për të përjashtuar dikë krijon një atmosferë mosbesimi dhe kjo është totalisht në kundërshtim me atë çka ka nevojë Shqipëria në këto momente. Shqipëria ka nevojë për më shumë bashkëpunim, më shumë mirëkuptim, më shumë dialog midis palëve për të ardhmen e saj.

Mbas një analize të shkurtër të këtyre tipareve të shtypit radikal arritëm në përfundimin se ky lloj shtypi ka përparësi dhe ndjek gjithnjë linjën e partisë në të cilën bën pjesë, nga ku edhe merr mjetet profesionale dhe financiare. Gjithçka që publikohet është ë formuluar nga legjitimiteti i liderve politik dhe nuk ekziston individi në mënyrë të veçantë por grupi ku ai personifikohet e bën pjesë. E shkuara e lavdishme e partësë dhe bëmat e saj janë gjërat më të rëndësishme që duhet të shkruajnë dhe përserisin në gazetë.

Por theksi i këtyre elementëve nuk duhet shtjelluar vetëm tek ky lloj shtypi sepse ka shumë nga ato që janë të deklaruara si të pavarur por në fund të fundit mbrojnë interesat e partive në të cilat marrin mbështetje.

2.2 Shtypi i shanseve të barabarta

Në kundështim me modelin e shtypit radikal, shtypi i shanseve të barabarta vë theksin e tij tek agrumenti e tek logjika.Ky lloj shtypi nuk paraqet në mënryë mitke ngjaret e partisë por fukusohet të ajo që quhet njohje e situatës dhe balancimi i saj.

Karakteristikat e shtypit të shanseve të barabarta:

  1. Logjika e këtij shtypi është më shumë funksionaliste sesa e mbështetur në analizat strukturore të realitetit të sotëm shqipëtar, apo edhe atij te kaluar. Çdo strukturë është e mirë kur ajo funksionon mire dhe duke qenë  e mire sot, neser, pasneser, për aq kohë që sjell rezultate positive,në rast të kundërt mundohet të rregullojë apo duke u përpjekur të gjejë diçka të re.
  2. Në ndryshim nga shtypi radikal që vendos në plan të parë të kaluarën, legjitimitetin  historik, bëmat e paritsë që nuk i ngjajnë hallkës  të një zinxhiri shkak-pasojë, shtypi i shanseve të barabarta nuk  ka si qëllim riprodhimin dhe riformulimin e së shkuarës por kjo rimarrje e së shkuarës bëhet në fokusin e së tashmes dhe së ardhmes.Pragmatizmi aktual ka epërsi mi të kaluarën e mbi të të drejtën historike.
  3. Inidividi, sigurisht ka si mjedis fillestar strukturën kolektive edhe pse ai mbart në supet e tij fatin dhe pëgjegjësinë e tij në jetë. Kjo strukturë fillestare që përmendëm edhe mund të braktiset, ndryshosh apo e ruan në bazën e zgjedhjeve të veta të lira duke u konfrontuar 100 % me atë të shtypit radikal sepse ky i fundit bazohet tek komuniteti e tek ajo që partia thotë.
  4. Tipar tjetër i rëndësishëm i shtypit të shanseve ka të bëjë me të drjetën e elementit krijues shpirtëror,duke vazhduar më tej me të drjetën për të qenë të lirë në vendimmarrje. Ky lloj tipari e kapërcen veprimtarinë istitucionale volontariste të shtypit radikal dhe nuk e ka prejardhjen nga elementë material, toksor ose të gjakut ,element etnik ,i gjuhës apo në fundt të fundit prejardhje nga partia.

Partitë dhe shtypi radikal dhe ai i shanseve të barabarta nryshojnë katërcipmërisht nga njëri-tjetri  në radhë të parë prej logjikës së tyre që përdorin në koncptualizimin  dhe perceptimin e botes së sotme shqiptare.  Ata i përkasin dy univeseve konceptuale komplet të kundërta, ndryshojnë që në rrënjë nga njëra-tjetra sepse bëjnë pjesë e dy botëve subjektive që nuk dallojnë në mënyra sasiore dhe sipas imazheve sasiore nga njëri-tjetri.

Gjatë monitorimit të artikujve në lidhje me grevën kemi gjetur shumë të tillë që flisnin për këtë ngjarje jo sikur të kishte dalë nga zyra e shtypit e LSI-së por me objektivizëm dhe duke paraqitur anë të tjera të medalijes.

Rasit tipik janë shkrimet e Gazetës Shekulli ku çdo artikull ka pasur nga një kundërshtim në krahun tjeter. Po në këtë gazetë kemi arritur të gjejmë përfundime të bindshme që bën pjesë në shtypin e shanseve të barabarta sepse nuk është kapur vetëm një aspekt i ndodhisë por edhe gjëra të tjera.

Ekziston një rast konkret që ka të bëjë me protestuesit të cilët janë mbledhur para Kuvendtit në mbështetje të grevës ku gazeta pohon se këta në përgjithësi janë antarë apo simpatizantë të LSI-së. Një reportazh për këtë situatë tregon se Sheshi Xhorxh Bush nuk i mbledh protestuesit vetëm për votën por shijonë muzikën  e vënë në sfond.Ja një pjesë e këtij shkrimi:

“ Fatjon Berisha,që kryeson një grup djemsh,është aty për të dëgjuar muzikë nën tingujt e 100 Këngëve të Shekullit.Këngëtarët ritmikë si duket ja kanë kënaqur shpirtin djemve, aq sa ja vlen që edhe të bërtasin si protestuesit e tjerë në mbrojtje të votës.”                                                                    Përmendet gjithashtu edhe një vajzë tjetër, Edlira Taho e cila tregon se nuk ka kuptuar gjë nga fjalimi që u mbajt për  shkeljen e votës së lirë dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor por asaj i mjafton të dijë se kreu i partisë së saj është në grevë urie e kaq duhet që të ngreje dhe ajo zërin si gjithë të tjerët.

Në kundërshtim me Gazetën Shekulli i cili paraqet ngjarjen e grevës si diçka që duhet konsumuar ndaj i ka rezervuar faqen e tretë dhe të katërt, jep foto nga protesta kur njerëzit nuk po dëgjojnë fjaliomet  por përshendeten me njëri-tjetrin,Gazeta Integirmi arrin ne hiperbolizim të situatës duke e quajtur “portestë madhështore” e mbisunduar nga foto sa më impresionuese dhe fjalimi i liderit të tyre që eshtë botuar plotësisht me pika e presje.

“Ju falënderoj për këtë manifestim të jashtëzakonshëm dhe madhështor, që ne kemi mundësi ta ndjekim përmes aparateve celularë. Është vërtet një manifestim, i cili tregon mesazhin e vërtetë të qytetarëve civilë dhe të kësaj greve urie, por edhe të solidaritetit tuaj, krejt i ndryshëm nga dhuna e turpshme, që ushtroi mbrëmë Sali Berisha me konsensusin e Edi Ramës, kundër grave, kundër vajzave edhe kundër një gruaje shtatzënë, gjë që nuk është as në normat më elementare të një shteti demokratik, ndaj qytetarëve të vet. Por, që ka ndodhur vetëm në kohën e pushtimit nga pushtetuesit. Ndaj, jemi sot më të bindur se edhe dje se kërkesat tona janë të drejta, dhe misioni është një mision që i shërben qytetarëve shqiptarë dhe kjo tirani dhune duhet ndalur. Ne jemi këtu në Parlament, në këtë grevë urie, që ka hyrë sot në ditën e katërt, kemi bllokuar Parlamentin, për të shpëtuar parlamentarizmin, i cili u godit aq fort në themele në Republikën Parlamentare, në 21 Prill me ndryshimet kushtetuese dhe që synohet të varroset me konsensusin Rama-Berisha me Kodin e Ri Zgjedhor, i cili është një kod që shkatërron dhe që i jep fund pluralizmit demokratik në Shqipëri, demokracisë dhe votës së lirë. Ndaj ne do të qëndrojmë deri në fund. Ju falënderojmë shumë për përkrahjen tuaj dhe të jeni të bindur që me fitoren tonë do të fitojnë të gjithë shqiptarët!”.

Është e qartë mitzimi që i bëhet interesit partiak dhe vetë paritse tek Integrimi dhe objektiviteti logjik i gazetës Shekulli. Po në datën 14 nëntor në botimet  jo vetëm të këtyre dy gazetave por edhe te tjerave do të shikohen kundërshti të shumta. Rast shumë interesant është artikulli mbi Europarlamentaren, Doris Pack i shkruajtur nga Gazeta Shekulli ku ajo pohon se greva e urisë është në dëm të Shqipërisë dhe jo në dëm të Paritise Demokratike e Socialiste. Ajo kundërshtoi totalisht grevën e urisë dhe e konsideroi si mosbesim midis partive politike duke shtuar se më në fund po kemi një kod shumë i mirë electoral dhe janë këto partitë e vogla të cilat hapin probleme për këtë çështje sespe ne presim një proçes të  mirë zgjedhor.

Nëse Shekulli i tregua objektiv sepse paraqiti një rast në mbrojtjen e greves e një rast tjetër kundër saj,gazetat si Panorama, Shqip që pretendohen të jenë të pavarura nuk e kanë  fare këtë  lajm në faqet e tyre me Kryetaren e Delegacionit Evropian për Evropën Juglindore, Drois Pack e cila në fund të fundit ka një zë shumë të rëndësishëm për ecurinë e Shtetit Shqiptrar në arenën ndërkombëtare. Ajo që na bën te reflektojmë tani është shumë e drejtë, duke qenë së Integrimi nuk e jep këtë  si lajm sepse mbron interesat dhe frymën e partisë e për më tepër është pjesë e shtypit radikal, ku nuk pranohen kundërshtitë dhe greva e  urisë  për ta është një element natyror me të dhëna tejet subjektive që mundohet të fusë militantizmin politik.

Po ajo që Panorama dhe Shqip po përpiqen të mbrojnë çfarë është? Edhe pse këto gazeta  tregohen të pavaruara dhe thonë që nuk bëjnë pjesë në shtypin radikal nuk është e thënë të jetë e saktë sepse nga artikujt e parë vetëm në një ditë të grevës që  ishte data 14 nëntor u mohua një zë shumë i rëndësishëm i skenës ndërkombëtare. Pastaj nëse shohim tek Panorama në lidhje me protestuesit kemi një foto shumë të madhe të pozicionuar në faqen e dyte dhe një interviste Z.Ilir Meta ku ai shperh edhe një herë qëllimet e grevës së urisë.

Gjithashtu numri i faqeve të vëna në përdorim për këtë ngjarje në Gazetën Panorama është dy herë më shume se të Shekulli dhe të gjitha shkrimet si ato parësore dhe dytësore janë në mbrojtje të grevës dhe nuk kanë paraqitur asnjë kundërshtim.

Rëndësi të veçantë i është kushtuar gjithnjë tek kjo gazetë kushteve të Kuvendit dhe kushteve shëndetësore të deputetëve duke përmendur gjithnjë se po përkeqësohen dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Përdorimi i këtyre anëve estetike si fotoja e zmadhuar apo paraqitja e gjëndjes fizike të deputetëve krijon një impakt të ndjeshëm tek publiku i është jashtëzakonisht i lehtë për t ‘u manipuluar dhe mund të arrijë deri aty ku edhe ata vetë të futen në grevë.

Gazeta Shekulli me dy faqe të përdorura për grevën ka arritur të paraqesë dy anët e medaljes duke mos mbrojtur asnjërën palë ndërsa gazetat e tjera kanë shtejlluar vetëm grevën si çështje politike që po krijohet nga Rama e Berisha për vjedhjen e votës. Diçka që bie në sy është se në artikujt e Panoramës i kushtohet rëndësi heshtjes nga ana e Partisë Socialiste ndërsa tek Shqip kemi një shkrim të vogël në lidhje me injorimin e grevës nga ana e deputetëve të PS. Gazeta Shekulli edhe në këtë rast ka marrë një prononcim të qartë nga Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Erion Braçe ku ai shpjegon se nuk ka ndodhur pazar midis nesh dhe Paritsë Demokratike.

Siç kemi përmendur edhe më parë në analizën që i kemi bërë shtypit të periudhës së grevës kemi marrë edhe në shqyrtim opinionet e analistëve. Vlen për t’u theksuar  fakti se Gazeta Shekulli ka paraqtitur më shumë raste opinionistësh se Panorama e Shqip  ku është kundërshtuar greva dhe arsyeja përse ajo bëhet por nuk ka përjashtuar rastet e mbrojtjes së saj. Këtu nuk përmenda fare Gazetën Integrimi sepse ajo asnjëherë nuk paraqet lajme apo opinione në kundërshtim me politiken që ndjek partia e saj.

Në një opinion të Arben Brozhanit me titull E hidhura e Grevës, risjell në mëndjet  tona grevën  politike që bëri në  1997  Pjetër Abnori kundër Radio Teleivzionit Shqipëtar. Duke vazhduar me këtë arsyetim ai shpjegon se deputetët grevistë nuk kanë një të shkuar me të cilën të krenohen. Edhe pse Ilir Meta ka qenë Kryeministër luftarak politika e tij nuk ishte aq e madhe sa për t’u mbajtur mend por ajo që kujtohet shpreh ai është se vetë Ilir Meta është produkt i qershorit të 2001 ku u aplikua për herë të parë formuala e Dushkut. Në ato zgjedhje Meta erdhi në pushtet duke mos e kundërshtuar më parë por vetëm tani. Është e qartë se çdo kush shikon të drejtën e tij për të pasur pushtet dhe nuk i interesojnë gjërat e tjera.

Gjithashtu nuk lë pa përmendur të shkuarën e Nard Ndokës si Ministër i Shëndetsisë, duke treguar se nuk e mbajti atë post mirë për shkak të konflikteve me Berishën. E si mund të shohim për të ardhmen duke pasur këto fakte për deputetët grevistë? Zgjedhjet e lira me të vërtetë i duhen Shqipërisë për të arritur standarte dhe greva është mjet demokratik e shume i respektueshëm por nuk e heq shijen e hidhur që të jep e shkuara e atyre që mbajnë flamurin e kësaj greve.

Një opinion tërësisht nën linjën e mbështetjes së grevës ka qenë  i shkruar nga Andrea Stefani në faqet e  gazetës  së përditshme Shqip me titull “Greva e urisë tej “të mirit” dhe “të keqit” ku ai ka ngritur tre  pyetje kryesore.

1. A janë grevistët burra të mirë?

2. Greva e urisë kundër padrejtësisë?

3. A ka lidhje greva e urisë me hallet e popullit?

Gjiithccka që po ndodh është për shkak të vendosjes së një kodi,e ata po përpiqen për të arritur standarte  për të drejtat e tyre.Nuk po ofrohet balanca politike e dëshiruar e po imponohet një formulë të cilën duhet kundërshtuar sepse po cënohet demokracia. Sado mëkatar të jetë Ilir Meta, Nard Ndoka apo te tjeret ata tani po sakrifikohen për një ccështje që nuk është vetëm e tyrja por  shkon tej këtyre konflikteve. Ky pohim i Stefanit

kundërshton atë të Arben Brozhanit që tha se me këtë të shkuar që ka Meta e Ndoka zor se mund të shihet një e ardhme.

Një nga specialistët socilasitë argumenton se komisionet zgjedhore janë funksionale nëse përbëhen nga qytetarë të profesioneve të ndryshme por fakti që dy partitë e mëdha kanë imponuar një formulë qe nuk ofron balancë politike të komisioneve. Kemi përballë një cënim të barazisë, i shanseve të barabarta të konkurimit dhe një demonstrim i hapur i trianisë së shumicës.Ai ngre pyetjen pse PD e PS duhet të kenë shumicën edhe në komisione duke qenë se e kanë në parlament. Nuk ëshë e thënë së e njëjta situatë mund të perdoret edhe në zgjedhje. Pra prania e shumicës se partive të medha në komisione dhe për më tepër  në mos pranimin e partive satelitore të tyre do të shkatërrojë balancën politike.Ka shumë mendime se greva nuk po bëhet për hallet e popullit,për varfërinë,për papunësinë, spitalet apo shkollat e rrënuara. Ai mendon se kjo thënie nuk është e drjetë sepse një grevë për votën e lirë është një grevë per të gjiha padrejtësitë që ndodhin. Të gjitha të këqiat që ndodhin si varfëri, korrupison, papunësi mund të eliminohen nëse ndodh një procces i pastër elektoral, drejtësia nuk vendoset nga vota e vjedhur por nga ajo votë e dalë nga një procces i lirë. Lufta për korrupison fillon tek vota e lirë. Prandaj dhe greva  e urisë për lirinë e votës është një grevë kundër varfërisë.

Duket qartë ndryshimi midis dy opinioneve dhe qendrimet  e tyre por githnjë duke përdorur agrumenta e jo vetëm ideologji siç janë opinionet në shtypin radikal. Sado që një gazetë përpiqet të jetë asnjëanëse gjithnjë ajo do të bjeri pre si e mendimeve subjektive dhe e interesave mbrojtëse, për faktin e thjeshtë se janë persona ata që shkruajnë dhe ne fund të fundit ndiqen nga bindjet e tyre personale.

Mbas analizimit të këtyre llojeve të shtypit nuk duhet lemë në një anë  edhe shtypin fluid që ka të bëjë me kalimin nga një model tek tjetri. Nuk do të merremi me shtjellimin e hollësishëm të tij sepse në përfundim të këtij nënkapitulli do të shpjegojmë se gazetat në rrjedhën e dinamikës shoqërore  pësojnë transformime rrënnjësore, kanë reflektuar nevojat politike të formacioneve që iu përkisnin apo që lidheshin edhe me ndryshime strukturore brenda tyre.Nuk ka rëndësi ndarja i majtë apo i djathtë por ndarja e shtypit në radikal dhe të shanseve të barabarta.

Vrima e ozonit drejt mbylljes

Vrima e ozonit drejt mbylljes

Në një kohë që pothuajse përditë po ndizet drita e alarmit për dëmet e mëdha që po i shkaktojmë planetit tonë, një lajm i mirë mund të qetësojë shkencëtarët.
Duket e pabesueshme por është e vërtetë që vrima e ozonit është duke u mbyllur plotësisht 25 vjet pasi u zbulua. Ozoni është shtresa e atmosferës që mbron Tokën nga rrezet ultravioletë. Vrima u zbulua në vitin 1985 nga shkencëtari Jonathan Shanklin në Polin e Jugut.

“Kujtoj se në atë kohë publiku priste reagimin e qeverive pasi evidencat shkencore ishin të sakta. Kishte një lidhje të ngushtë mes carjes së ozonit dhe kancerit në lëkurë”, shprehet shkencëtari Claudio Cassardo. Por pas 25 viteve dituata duket e normalizuar edhe pse alarmi do zhduket plotësisht në vitin e largët 2080.

William Carry

William Carry  Keri lindi në vitin 1761 në një familje endësish në Northemptonshër, Angli.  Në moshën 14 vjeçare i ati e futi çirak tek një këpucar në një fshat fqinj, por Uilliami i ri kishte shumë dëshirë për të fituar dije. Dhuntia për mësimin e gjuhëve si edhe zelli i tij bënë që deri në moshën 20 vjeçare ai të kishte mësuar vetë latinishten, greqishten e vjetër, frëngjishten, holandishten dhe hebraishten, shpesh duke lexuar ndërsa punonte.  Në moshën 22 vjeçare u pagëzua dhe u përfshi me një bashkësi baptiste vendase. Pak më vonë u emërua si mësues në një fshat afër dhe njëkohësisht iu ofrua pastorimi i kishës baptiste lokale.  Gjatë kësaj kohe ai lexoi librin e Xhonatan Eduards për jetën e Dejvid Breinërd, një misionar amerikan që ia kushtoi jetën e tij të shkurtër ungjillizimit të amerikanëve vendas (indianëve) si edhe ditarët e eksploratorit të famshëm Xhejms Kuk, dhe u preokupua me çështjen e përhapjes së ungjillit në botë. Por zelli i tij nuk gjeti që në fillim përkrahje tek bashkëbesimtarët.  Në një takim me klerikë, Keri shtroi pyetjen nëse ishte detyra e të gjithë të krishterëve ta përhapnin ungjillin në të gjithë botën. Thuhet se një nga ata më të vjetrit iu përgjigj: “Djalosh! Nëse Perëndisë i pëlqen t’i shpëtojë paganët, Ai mund ta bëjë këtë pa ndihmën tënde apo timen.”  Në moshën 31 vjeçare, ndërsa ishte pastor i një kishe të vogël baptiste Keri botoi manifestin e tij të famshëm misionar, Një hulumtim mbi detyrimet e të krishterëve për të përdorur mjete për kthimin e paganëve.  Në këtë libër të shkurtër ai argumenton se Porosia e Jezusit për të bërë dishepuj nga të gjithë kombet (Mateu 28:18-20) mbetet e vlefshme për të krishterët në çdo kohë, paraqet një histori të shkurtër të misioneve deri në atë kohë, duke filluar që nga kisha e hershme, jep informacione të hollësishme të gjendjes së popujve të ndryshëm të botës, me statistika të qarta dhe u përgjigjiet kundërshtimeve në lidhje me dërgimin e misionarëve, si vështirësitë në mësimin e gjuhës apo rreziku për jetën.  Më vonë Keri mbajti të ashtuquajturin Predikim të Pavdekshëm mbi Isaia 54:2-3, në të cilin vazhdimisht përsëriti epigramin që është bërë edhe citimi i tij më i famshëm:  “Prisni gjëra të mëdha nga Perëndia; provoni gjëra të mëdha për Perëndinë.”  Keri më në fund e mposhti rezistencën ndaj përpjekjeve misionare dhe në tetor 1792, u krijua Shoqëria Baptiste e Veçantë për Përhapjen e Ungjillit midis Paganëve.  Familja Keri bashkë me një familje tjetër ishin misionarët e parë të dërguar nga kjo shoqëri. Ata arritën në Kalkuta, Indi, në nëntor 1793.  Gjatë vitit të parë në Kalkuta misionarët u përpoqën të gjenin një mënyrë për të jetuar, një vend për misionin e tyre dhe filluan të mësonin gjuhën bengali për të komunikuar me vendasit. Me ndihmën e miqve, Keri gjeti punë si menaxher i një fabrike që prodhonte bojë për ngjyrosje. Gjatë gjashtë vjetëve që punoi atje, ai përfundoi përkthimin e parë të Dhiatës së Re në gjuhën bengali dhe filloi të formulonte parimet mbi të cilat do të formohej komuniteti i tij misionar, duke përfshirë këtu jetesën në komunitet, vetëmbështetjen financiare, dhe përgatitjen e punëtorëve të krishterë vendas.  Ndërkohë shoqëria misionare kishte filluar të dërgonte më shumë misionarë në Indi, por për shkak se Kompania Britanike e Indisë Lindore ishte armiqësore ndaj tyre, ata u vendosën në koloninë daneze në Serampor bashkë me Kerin në vitin 1800.  Me t’u vendosur në Serampor, misioni bleu një shtëpi mjaft të madhe për të strehuar të gjitha familjet, si edhe një shkollë, që do të ishte burimi i tyre kryesor i të ardhurave.  Një nga misionarët ngriti një shtypshkronjë me një makinë shtypi të vjetër dhe filloi punën e shtypjes së Biblës në gjuhën bengali. Në fund të atij viti misioni pati të kthyerin e parë në besim, një hindu të quajtur Krishna Pal.  Ata kishin fituar në këtë kohë edhe opinionin e mirë të qeverisë daneze dhe të Guvernatorit të Përgjithshëm të Indisë.  Një vit më vonë Guvernatori Uellsli themeloi Fort Uilliam, një kolegj me synimin të përgatiste punonjës administrate dhe i ofroi Kerit pozicionin e profesorit të gjuhës bengali. Gjatë kësaj kohe Keri shkroi gramatika të gjuhës bengali dhe të gjuhës sanskrite dhe filloi përkthimin e Biblës në këtë të fundit.  Misioni botoi përkthime të Biblës në bengali, sanskrit dhe gjuhë e dialekte të tjera kryesore. Shumica e tyre ishin gjuhë pa diçka të botuar më parë. Gjatë jetës së Kerit u shtypën dhe u shpërndanë Bibla të plota ose pjesë të saj në 44 gjuhë dhe dialekte.  Në 1818, misioni themeloi Kolegjin e Seramporit për të përgatitur punëtorë të krishterë vendas për kishën që po rritej dhe për të arsimuar në art dhe shkenca këdo, pavarësisht nga kasta apo vendi i origjinës. Mbreti i Danimarkës e licensoi këtë kolegj në vitin 1827 duke e bërë atë institucionin e parë diplomues në Azi.  Vitet e fundit të jetës Uilliam Keri ia kushtoi rishikimit të përkthimit të Biblës në gjuhën bengali, predikimit dhe mësimdhënies. Vdiq në 9 qershor 1834 në Serampor.

Living Stones

Gurë të gjallë: Vizioni i IFES deri ne 2020

Sepse në Shkrimet lexohet: “Ja, unë po vë në Sion një gur te gjalle, të zgjedhur, dhe ai që beson në të nuk do të turpërohet aspak“. Sepse për ju që besoni ai është i çmuar, po për ata të pabindurit: “Guri, që u hoq mënjanë nga ndërtuesit, u bë guri i qoshes, gur pengese dhe shkëmb skandali që i bën të rrëzohen“.
1 Pjetrit 2:4-5 (TNIV)

Vizioni

Studentët e bashkuar në perbashkesi besimtaresh,te transformuar nga Ungjilli duke ndikuar në universitetet, Kishat dhe shoqëri për lavdinë e Krishti.

Rinovon iniciativë studentore

Studentët janë në qendër të vizionit tonë: studentët duke arritur studentët me lajmin e mirë të Jezu Krishti studentët në rritje afatgjatë si dishepuj te Krishtin studentët që shërbejnë dhe forcojne Kishën. Ne do të rrisim, trajinojme dhe pajisim studentet tanë në mënyrë që të inkurajojme iniciativat e tyre krijuese.
Komuniteti IFES ka lëvizje të studentëve në 152 vende dhe ka rreth 500.000 studentëve të përfshirë në IFES në mbarë botën.
Nëpërmjet nismës studentore qëllimi ynë është që të dyfishojme numrin e studenteve te përfshirë ne levizjen tone, anëtarë te grupeve te IFES, me ndikimin e tyre ne shoqëri për Krishtin.

Prioritetet strategjike IFES

Për të arritur vizionin tonë të rritjes dhe të ndikimit, ne do të përqëndrohemi në gjashtë fusha kryesore si prioritete strategjik me iniciativën e studentëve në zemër të saj:
1. Komunikimin e lajmit te mirë të Jezu Krishtit – në mënyrë krijuese dhe te qartë në kampuset e gjithë botës, me fjale, me veprim dhe përmes marrëdhënieve, brenda dhe nëpër kultura të ndryshme.
2. Forcimi i lidershipit dhe formación – me drejtues me integritetit qe ndikojnë ne kisha, universitetw dhe ne të gjithë shoqërinë.

3. Promovimi dhe integrimi i studentëve të diplomuar – edukuar si dishepuj te krishtit per nje kohe te gjate, angazhuar në sherbesa me studentet dhe dëshmitarë të denje në vendin e punës dhe ne shoqëri.
4. Mbështetjen ne ndërtim të qëndrueshëm – përmes një valë në rritje të bujarise dhe përfshirjes.
5. Drejtuar çështjet aktuale globale – si studentët, se bashku si trupi i Krishtit, duke iu përgjigjur sfidave bashkëkohore me ane te Perspektivës se krishterë.
6. Angazhimi ne universitet – në mënyrë konstruktive dhe me guxim, me kujdes-kendveshtrimeve te botes dhe zhvillimeve biblike, duke treguar integrimin e besimit,jetës dhe disipline akademike.Themelet Baze

Duke pranuar se ka nevojë për rritje të forta ne themele te fortë, ne do të investojmë në identifikimin dhe perkushtimin ne përsosmëri dhe praktikat më të mira në
fusha ne vijim.

Qeverisjes te mirëstrukturuar, me mençuri, dhe sherbesa jone ne dore te Perendise

Zhvillimin organizativ – njerëzit dhe strukturat, të bashkuar për të arritur qëllimeve të përbashkëta

Partneritet global – një shprehje e unitetit tonë në Krishtin, brenda dhe përmes kulturave.

Burimet njerëzore dhe kujdesin baritor – njerëz te vlerësuar dhe mbështetur për të shërbyer Perëndia në mënyrë efektive

Hulumtime dhe risi – risi e vazhdueshme dhe krijues, i informuar nga hulumtim fortë dhe angazhimet kryesore

Si do te punojmë për të arritur vizionin tonë ne çdo aspekt i jetës se IFES do të jete i rrethuar dhe i mbështetur nga tre angazhimet kryesore.

Pushteti i Fjales

Te kthyer tek Ai per te qene gure te gjalle…
Rritemi në marrëdhëniet tona me Perëndinë nëpërmjet studimit biblik personal dhe reflektim të thellë teologjik.
Ne i ndihmojmë studentët të bëhen besimtarë të cilët me mençuri të vërtetat biblike të zbatohet në jetën e tyre të përditshme Fjalën e Perëndisë.

Komuniteti

… edhe ju, si gurë të gjallë, janë duke u ndërtuar në një shtëpi shpirtërore
Ne jemi thirrur të punojnë dhe rriten së bashku me të gjithë besimtarët për të arritur tonë vizion.
Ne unitet model që Krishti ka bërë të mundur midis njerëzve nga një ndryshme me prejardhje të kishës dhe kombeve.

Lutja

… shpirtëror duke ofruar flijime të pranueshme për Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit.
Ne jemi plotësisht të varur nga ndihma e Zotit dhe drejtimin në të gjitha planet tona.
Ne duhet rregullisht dhe bashkpunojmë dhe të kërkojmë vullnetin e Perëndisë për Përbashkësi.

Ne jemi një lëvizje ungjillizuese dhe misionare. Ne vlerësojmë shumë të vërtetën dhe qartësinë doktrinore. Ne besojmë në bashkëpunimin e ngushtë me kishën lokale. Ne besojmë në formimin e gjithanshëm të personit. Ne besojmë në kontekstualizimin e shërbesës.Ne besojmë në formimin e udhëheqësve.…Antare e IFES.

IFES është një perbashkësi studentore, staf dhe supporter: rreth gjysem milioni njerëzish me nje qëllim”ti japin lavdinë e Perendisë duke shpallur ungjillin në cdo qytet studentor në cdo komb”.

Në këtë moment jemi duke punuar në 150 shtete. Ka patur një rritje të paimagjinueshme 15 vitet e fundit, por ne akoma kemi nje numer të madh sfidash përpara.

Ne jemi një levizje ungjillore, të përkushtuar ndaj autoritetit të Shkrimit-me anë të predikimeve, mesimit dhe studimit. Ne përkushtohemi të ndihmojme studentët të kuptojnë Perëndishmërinë e Krishtit në cdo aspekt të jetës dhe në cdo mendim.

H & M History

H & M Hennes & Mauritz AB (operating as H&M), is a Swedish clothing company, known for its fast fashion clothing offerings for women, men, teenagers and children. H&M has around 2,000 stores in 37 different countries and employs around 76,000 people

H&M’s first store abroad was opened in Norway. Then from 1964 onwards, H&M embarked upon a major expansion programme many further stores in Europe, including Portugal, the UK, Denmark, Switzerland and Germany. In the 1990s, the first stores opened in Finland, France, Belgium, Austria, Spain and the Netherlands. H&M has continued to expand its business and today H&M has an extensive network throughout much of Europe.

H&M opened its first US store in New York on 5th Avenue and 51st Street in March 2000. There are now 9 additional stores in Manhattan alone. As of January 2009, H&M has at least 169 individual stores in the United States. H&M opened its first Canadian store in March 2004. There are currently 48 stores in Canada, in Quebec, Ontario, Alberta, New Brunswick, Nova Scotia and British Columbia.

H&M opened its first Asian store (also H&M’s first franchise) in Dubai in 2006. Kuwait was then followed by Dubai and opened at Salmiya at first. The two first Israeli stores opened in Tel Aviv and in Jerusalem in March 2010, more stores expected to open in more cities along Israel . H&M expanded into East Asia in March 2007, with its first store opening in Central Hong Kong on March 10, 2007. Kylie Minogue opened the first store in East Asia, where she also exclusively launched her range of swimwear, “H&M loves Kylie”. The first location in mainland China was opened in 2007. The first Japanese store was opened in Ginza on September 13, 2008, while a second store was opened in Harajuku in November 2008. Another store was opened in the Shibuya shopping district on September 19, 2009. H&M has signed an agreement to open its first store in South Korea. The store will be located in the best business location in Myungdong in Seoul and is planned to open during the spring of 2010.[6]

On March 13, 2009 H&M launched their first shop in Russia in the Metropolis mall in Moscow, near Moscow Metro Voykovskaya station. And already in March 20, 2009 launched second shop in “MEGA” mall in Khimki. On October 22, 2009 third H&M store opened it’s door in “MEGA” mall in Belaya Dacha. On 18th of October, 2009 was launched a shop in Europe’s largest shopping centre “Golden Babylon” in Rostokino.

H&M also has plans to expand into South America with a focus on Brazil, though a specific date was not disclosed.

Although there are no H&M stores in Australia, in April 2007, pop superstar Kylie Minogue teamed up with H&M to introduce a swimwear line called, “H&M loves Kylie”, featuring a theme of Australia. “When we think of Australia and glamour, we think Kylie, who is such a stylish person,” H&M design head Margareta van den Bosch said in a statement.

In 2008, H&M used the track ‘Hang On’ by British singer-songwriter Lettie as background music to their UK website.

Per H & M

Lou Doillon and Lizzie Jagger wearing our Fashion Against AIDS collection. Here’s a selection of our own backstage images from the campaign shoot – and of course the results! About the collection: The Fashion Against AIDS 2010 collection, inspired by summer festivals all over the world, hits selected stores on May 20th. 25% of the sales will be donated to youth HIV/AIDS awareness projects.

“Akuza që paketa burimore mbi përkatësinë gjinore nxit homoseksualitetin mes të rinjve është tërësisht e pavërtetë. Ajo që në të vërtetë kjo paketë nxit është edukimi dhe toleranca.  Për këtë arsye u bëj thirrje drejtuesve politikë shqiptarë që jo vetëm të mos debatojnë rëndësinë e kësaj pakete, por t’i ofrojnë burime të plota dhe ta mbështesin”, këtë deklaratë ka bërë ambasadori i SHBA, Xhon Uidhërs, dje gjatë takimit në Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim. Ai e cilësoi hartimin e kësaj pakete një hap të rëndësishëm dhe me vlerë për edukimin civil në Shqipëri. “Kjo paketë do ta ndihmojë Shqipërinë të ecë përpara me të gjithë aspiratat e saj drejt integrimit Euroatlantik. Edukimi dhe zgjerimi i mendjes së të rinjve nuk duhet të bëhet subjekt i lojërave politike”, tha ambasadori i SHBA në vendin tonë. Sipas tij, përdorja për përfitime politike e projekteve të tilla është e pakuptueshme dhe nuk duhet të lejohet.
“Me këtë dhimbje dhe keqardhje të veçantë, ky kriticizëm vjen prej disa syresh, që thonë se janë në pararojë të çështjeve të barazisë shoqërore dhe veçanërisht çështjes së gruas. Madje disa prej këtyre personave në të shkuarën janë mbështetur prej Qeverisë Amerikane, nën përshtypjen se angazhimi i tyre ndaj këtyre çështjeve ishte i vendosur dhe i plotë”, tha Uidhërs.
Ai vlerësoi paketën e hartuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në bashkëpunim me organizatat evropiane. “Unë nuk jam i vetmi që mendon se kjo është një punë e shkëlqyer. Ish-presidenti i njërit prej universiteteve më të mira, Universitetit të Uashingtonit, shfaq pikëpamje të ngjashme për këtë projekt. Dhe më lejoni të them se ai është njëri prej ekspertëve kryesorë në edukimin qytetar dhe studimet sociologjike, opinioni i tij ka shumë vlerë”, tha Uidhërs. Ai shtoi: “Kjo paketë do të jetë një kontribut i madh për edukimin e fëmijëve në Shqipëri, që do t’u mësojë atyre mësime të rëndësishme mbi barazinë gjinore, mbi orientimin seksual dhe vendosmërinë tonë për të parandaluar çdo formë diskriminimi ndaj personave me orientim të ndryshëm seksual. Dhe në luftimin e stereotipeve të rrënjosura mbi rolet e burrave dhe të grave dhe çështjeve të tjera të rëndësishme të tilla si barazia shoqërore, që të gjitha janë pjesë e tablosë së ligjit shqiptar”.(Marrë nga gazeta Panorama)

Create your own website, free on WordPress.com.Create your own website.
Start free