Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Politika dhe Media’ Category

Shtypi  pjesë e subjekteve politike

Shtypi është një nga mediat kryesore në përpunimin dhe transmetimin e ideve nga aktorë të shumtë politik e shoqërorë.Pas çdo ngjarje të ndodhur është gazeta e para e cila fiksohet tek të gjitha debatet duke arritur në një analizim të hollësishëm të të gjithë subjektivitetit shoqëror dhe element i rëndësishëm i vetë  aktorëve politik të shoqërisë.

Në përfundim të periudhës komuniste ku mediat u çliruan nga kontrrolli rigoroz i partiës-shetet ata provuan një liri të papasur më parë duke e shfrytëzuar në të gjitha rastet,duke mos pasur asnjë frikë se mund të të sipiunonin në shërbimet sekrete.Këtë disi e plotësoi mediat e cila pas komunizmit kishte dy funksione kryesore:

  1. Ky funksion ka të për bazë që roli i shtypit në rradhë të parë dhe i mediave në përgjithësi ishte ai i plotësimit të dëshirës për të folur dhe për të dëgjuar lajme në mënyrë intensive,pas një heshtje të gjatë mediatike.
  2. Funksion tjetër i mediave në Shqipërinë paskomuniste është ai i rregullatorit në sjelljen politike të qytetarit shqiptar,i vendosjes së marrëdhënieve reciproke midis tij dhe forcave politke të vendit.
  3. Të gjitha partitë që kanë mundur të themelojnë një organ shtypi dinjitoz dhe me interes për lexuesin,kanë arritur të mbijetojnë;të tjerat,pas themelimit,kanë mbetur anemike,thuajse inekzistente.

Me aq sa pamë, flitej për një media që u la e lirë nga parita komuniste por kjo nuk do të thotë se janë të lira nga politika dhe as nga qendrat e vendimmarrjes politike.Në një farë mënyre pushteti i politikës mbi median nuk mund të hiqet asnjëherë porn ë këtë periudhë kemi armatime nga te dyja kahjet, si nga gazetari dhe nga politikani.

Çdo gazetë konsideron racionale vetëm logjikën e vet dhe nuk krijon një lloj hapjeje ndaj logjikës së të tjerave për të formuar një mjedis  me debate dhe dialog.Ajo që mbizotëron në shtypin e partive poliktike është refuzimi i tjetrit duke pranuar atë mesazh që përkon me alternativën e saj konceptuale politike.

Sipas Doris Graber massmediat dhe protagonistët politikë lidhen ngushtë me njëri-tjetrin dhe kanë një marrëdhënie simbiotike që ndërvaren nga veprimet reciproke të seciës palë e ndaj s’mund të shihen si të ndara. E disi në kurndërshtim me këtë thënie është Judith Lichtenberg e cila pohon se liria e shtypit duhet të jetë e paprekshme dhe se është i nevojshëm si në shoqëritë në zhvillim por më shumë akoma në vendet e industrializuara në mënyrë që të  ruajë stabilitietin demokratik.

Regjimi politik i Enver Hoxhës,përdori taktika të atilla që dënonin çdo mendim të lirë që ishte kundër vullnetit të partisë së “shenjtë” duke e neutralizuar dhe eliminuar si subjekt qoftë individ apo objekt. Me ardhjen e demokracisë u shfaq dëshira e madhe e popullit për të folur dhe dëgjuar ndaj gazetat e televizionet e para të  asaj periudhe ishin duke organizuar një divesitet më racional në strukturën e tyre.Përmbajtja fillon të ndryshojë duke i dhënë përparësi shumë politikës dhe  shoqërisë.

Nga ana tjetër,faza e tranzicionit u shoqërua me rishfaqjen e individit në skenën e përditshme pas nënshtrimeve prej disa dekadash nga sturkturat burokratike shtetërore.I rishfaqur, ai kërkon pushtet mbi të tjerët që indetifikohen në strukturat e tjera politike-mediatike,por është e qartë se ky pushtet s’mund të jetë gjë tjetër veçse pushtet politik,sepse ai luan rolin në qendër të pushtetit social dhe si instrumenti më i fuqishëm për të siguruar të ardhura sa më të mira, një autoritet sa më të lartë e shumë  përpariësi të tjera.

Pas periudhës komuniste vlen të theksohet fakti se ishin të shumta partitë që  filluan të krijoheshin por këto ishin të paorganizuara  mirë dhe me pjesmarrje shumë të vogël. Në këtë pikë lind nevoja për t’u shprehur sa më shumë dhe roli i militantëve të partisë ishte shpërndarja e gazetës  në të gjithë spektrin shoqëror.

Sipas Artan Fugës në Shqipërinë paskomuniste çdo subjekt politik përban dy elementë  kryesorë:

  1. 1. Elementin organizativo-praktik
  2. 2. Elementin vleror-mediatik, pra teresine e vlerave, idealeve propozimeve dhe alternativave te perpunuara dhe te botuara ne shtyp.

Është e qartë se elementi organizativo-partiak ka mbisunduar mbi aspektin vleror-mediatik  i cili karakterizohet nga dominimi i politikës në jetën redaksionale të gazetës duke krijuar shtypin paritak që në vetvete shpreh orjentimin sundes së partisë.

Varësia financiare dhe materile bën të mundur që të kemi botime nga liderët zyrtarë apo intervistat e tyre të shumtae nuk mjafotn vetë kryeredaktori është pjesë e hiearkisë politike sepse aty gjen veten e tij si nga pikpamjet ideologjike dhe nga ato ekonomike. Gazetarët  duhet të qëndronin nën kntrollin e drejtuesve politikë që drejtonin gazetën ku ata punonin duke qenë se nuk kishin pozita të forta dhe materialet e tyre profesionale dhe ekonomike lenin shumë për të dëshiruar.

Elementi organiazativo-praktik përcakton vetë aspektin vleror-mediatik, sepse mjafton të shohim ligjin për partitë politike ku thuhet qartë se në një parti politike nuk lejohet të krijojë grupime  rinore jashtë strukturës së saj së. partitë lejohen të operojnë vetëm  në bazë territori, e duke mos pasur të drjetë për të funksionuar nëpër qendra pune,prodhimi apo administrate.

Ligji gjithashtu ndalon edhe ndihmat financiare dhe materiale të ardhura për partitë politike nga entet publike, si edhe nga ente me pjesërisht me fonde publike.Por nuk duhet harruar fakti se shteti nuk mund t’i kontrollojë të gjitha këto fonde sepse një pjesë e mirë e tyre qarkullon në mënyrë informale duke humbur burimin kryesor. Pastaj edhe vetë  qytetarët nuk japin një kuotë të caktuar për partitë në  të  cilat aderojnë dhe kjo do të krijonte nje lloj ç`tensionimi në marrëdhënie hirearkike me lidershipin. E së fundmi ligji lejon financimin e partive në formë dhuratash ose të ardhurash deri në masën që nuk kalon ndihmën e dhënë  nga shteti,por kjo është shumë e veshtirë per t`u përllogaritur.

Shtypi Radikal

Gjatë  grevës së urisë të zhvilluar nga ana e dhjetë deputetëve, media e shkruar ishte një nga më kryesoret në të cilat u fomulua opinioni si ai profesionist dhe amator. Arsyeja se po bëjmë këtë ndarje të shtypit ka të  bëjë me gjetjen e ndryshimit midis llojeve të shumta të shtypit dhe alternativave që përdoren. I jemi referuar plotësisht Profsor Artan Fugës, që ka ditur t’i analizojë më së miri llojet e shtypeve dhe gjithashtu me anë të shkrimeve të tij për grevën e urisë arriti në një përfundim se aktorët politikë  e bëjnë lojën politike për intersat e nguashta vetiake e jo për të tjerët. Nuk mund të kemi një zhvillim koheret  të ngjarieve sepse çdo gjë ndryshon sipas asaj që quhet e drejtë për të pasur e duar. Grevae urisë sipas Profesorit nuk është një ngjarje politke por një mjet presioni,një gjuhë e pastër politke për të arritur atë që dëshirojmë. Në rastin kur greva përfudnoi u duk dhe qëllimi i saj që nuk ishtë të shkonte deri në fund por të tërhiqte vëmendjen.

Modeli i shtypit  radikal  është ai lloj shtypi në të cilin njehësohen tërësisht me projektet e partisë politike që e ka kijuar duke u varur prej saj si financiarisht dhe ideologjikisht.

Tiparet kryesore të shtypit radikal:

  1. 1. Arsyetimi i modelit të këtij shtypi mbështetet tek një strukturë fikse,tek rikthimi rrënjësor  i së kaluarës së lavdishme që mund të kenë pasur duke i besuar verbërisht këtyre strukturave dhe përjashtuar çdo lloj modeli tjetër alternative që është në kundërshtim me të, kjo pikërisht se i besojnë dhe duan të mos funksionojë gjë tjertër jashtë asaj që partia thotë.

  1. 2. Tipar tjetër i shtypit radikal është dhe e drejta historike. Kjo e drejtë ka të bëjë me legjitimitetin historik që është prioritar mbi atë aktual dhe  pragmatik. Në bazë të kësaj forme histoira ecën në rrjedhën e saj normale pa ndonjë prurje të re, por të gjitha janë riprodhim i një të shkuare të lavdishme. Interesante do të ishte nëse shtypin radikal dhe partia që ai përfaqësonte do të ishin në pushtet dmth në mazhorancë dhe kjo e shkuar do të ndërthurej me të tashmen duke formuar korniza të reja për të treguar gjithçka që kanë bërë e po bëjnë.
  2. 3. Ekzistenca e komunitetetve. Ky tipar ka të bëjë me epërsinë në të drejtat e individit të cilat nuk janë më vete. Në këtë rast individi nuk shikohet me vullnet të lirë për të menduar e ndryshuar statusin e tij por duhet  që ky individ ta gjejë veten e tij tek komunitieti ku ai bën pjesë,tek bashkësia primare në të cilën ai ndikohet nga presioni ç’bërës i komuniteteve të tjera homogjene.

  1. 4. Në shtypin radikal përdoren elementë natyroë ose ngjarje të ndodhura për t’i treguar mbështetësve realitetin në të cilën ata si parti po punojnë. Kjo sepse çdo gjë që bëhet na partia transemtohet duke përdour slogane apo intervista me faktorë subjektiv.

Duke vazhduar me këtë linjë arsyetimi kemi marrë në shqyrtim gazetë “Integrimi” në periudhën e zhvillimit të grevës duke analizuar shkrime e duke i  përqasur me këto tipare të shtypit radikal meqënëse vetë gazeta është organi i  shtypi të  partisë, Lëvizja  Socialiste për Integrim. Ajo që LSI beson është e njohur duke pretenduar se buron nga rrënjët e së majtës progresiste dhe është e vetmja që mund të bashkojë Shqipërinë me famijlen e madhe europine.Këto lloj pikpamjesh të paritsë pasqyrohen gjithmonë në shtypin radikal duke mos dalë asnjëherë jashtë linjës së tyre e të partisë,duke i besuar e mbështetur grevën deri në fund.

Parimet e gazetërisë në lidhje me futjen e objektivizmit dhe kundërshtisë në çdo lajm, shtypi radikal përbën një përjashtim të madh sepse ai nuk paranon alternativat e kundërta me ideologjinë e tyre duke mos pranuar mendime të ndryshme.

Fillimet e grevës që kemi shpjeguar edhe më parë kanë të bëjnë me ndryshimin e Kodit Elektoral. Lëvizja e parë që bënë deputetët ishte dërgimi i një letre Presidentit të Shqipërisë,Bamir Topi duke kërkuar ndërhyjen e tij në lidhje me ketë çështje e duke i shpjeguar se në rast mosmiratimi të kërkesave të tyre do të zhvillohet një grevë urie.Gazeta Integrimi e paraqet skenën si masakër e madhe që po i bëhet demokracisë së vendit duke përmendur të njëjtat fjalë që përdorte edhe vetë lideri  i saj,Ilir Meta. Në fillim të shkrimit vihet re subjektivizmi dhe euforia emocionale me të cilën gazeta mbron kauzën e ngritur nga deputetët e LSI-së dhe ato të PDK-së e PS ’91 .

“Një grup deputetësh dhe kryetarë partish i janë drejtuar dje me një letër Presidentit të Republikës, Bamir Topi, të gjendur përballë rrezikut që po i kanoset sot demokracisë në Shqipëri, pasi Partia Socialiste dhe Partia Demokratike synojnë që nëpërmjet Kodit të Ri Zgjedhor të monopolizojnë administrimin e zgjedhjeve në vend. Në këtë letër, deputetët dhe kryetarët e partive argumentojnë se dispozitat që PD dhe PS kanë propozuar për Kodin e ri Zgjedhor janë një shkelje e Kushtetutës. Dhe, për të mbrojtur Kushtetutën dhe votën e lirë, deputetët dhe kryetarët e partive shprehen të vendosur të shpallin një grevë urie, në mënyrë që të sensibilizohet opinioni publik shqiptar për grushtin e shtetit që po përgatitet, për të shpëtuar demokracinë e rrezikuar në Shqipëri.”

Shihen qartë parrullat e përdorura si kanosje e demokracisë,monoploizim i zgjedhjeve,kthim diktature apo demokracia në rrezik, të cilat janë legjitimuar nga liderët e partive dhe është shfrytëzuar si nga gazetarët por edhe nga publiku i dalë në protestë.Kjo përbën një nga tiparet kryesore të shtypit radikal duke përmendur arsyetimet e lidrve dhe anashkaluar të tjerët. Në të gjithë artikujt për grevën qe kemi analizuar në gazetën Integrimi ka pasur vetëm mbështetje dhe asnjëherë ndonjë reagim të kundërt me të. Duke filluar që me denoncimin e grevës në datën 5 nëntor e me fillimin e saj duke u pasur nga përfundimi në datën 18 nëntor  nuk shikohen kundërshtime por vetëm mbrojtje e mbështejte për grevën. Bien në sy që i gjithë ligjërimi është i ndërtuar për të afirmuar besimin kolektiv të partisë dhe admiruesve të saj ,pa e venë asnjëherë në dyshim vërtetsinë e asaj që mbrohet.

Rasti tipik i kësaj që thamë më lart është një shkrim mbi Spartak Brahon ku është shprehur:Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të tërhiqet në rrugën e saj për të mos lejuar miratimin e një Kodi Zgjedhor, i cili nuk është gjë tjetër veçse Kodi i vjedhjeve. Natyrisht kjo përkon me atë që kemi thënë, që jeta e këtij parlamenti po fashistizohet. Edhe PD, edhe PS, me sa duket kanë frikë. Ajo që ndodhi sot në komision, përveç rrethimit policor dhe ushtarak që iu bë, dhe punës në presion, në përfundim, në marrëveshje të plotë, ata vendosën që të rrëzojnë, njëri pas tjetrit, të tëra amendamentet e paraqitur nga LSI. Gjithsesi ne nuk do të tërhiqemi, do të vazhdojmë luftën për të rrethuar rrethimin fashistoik të PD-PS.

Është  mëse e qartë se të gjitha tiparet e shtypit partiak që shtjelluam pak më parë janë pjesmarrëse në këtë artikull. Nësë vërejmë dhe artikujt e datave të tjera do të shikojmë se elementi i së kaluarës për të thënë se ne jemi koherent në qëndrimet tona gjatë gjithë kohës së partisë apo edhe të liderit të saj, pra ka të bëjë me të drejtën historike të cilën e mbrojnë deri në fund.

Një rast tjetër konkret është dhe  protesta që Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi në Sheshin Demokracia në Qytetin Studenti.Aty shihet qartë elementi historik për të rikujtuar dhe një herë në mendjen e njërzëve se lideri ynë,Ilir Meta  ka qenë i pranishëm kur filluan protestat për liberalizim.Është rikthim i parrullës “E duam Shqipërinë si gjithë Europën” duke bërë theksuar lëvizjen rinore të ’90 ku edhe Kryetari i LSI-së,Ilir Meta ishtë një nga inicuiuesit e saj. Kjo gjë është rast tipik ku shtypi radikal i referohet një ngjaje nga e kaluar për të treguar se linja e idealeve tona qendron gjithnjë dhe koherenca jonë në qëllimet e partisë janë të njëjta si atëhere dhe tani. Me sloganin tjetër :“Jo diktaturës,vota është e shenjtë” apo me këtë fjalim kërcënues që tregon se ne me situatën tonë konkrete ku jemi dimë të reagojmë dhe të gjejmë mbështetje.

“Demokracia sot në Shqipëri po rrezikohet seriozisht nga dy diktatorë Rama dhe Berisha. Ai nënvizoi se të rinjtë dhe LRI gjendet në sheshin “Demokracia”, pasi janë gati për një tjetër revolucion, për një tjetër Dhjetor, për t’i dhënë “JO Diktaturës”. “Jemi mbledhur për të treguar se s’do të bëhemi pjesë e pazareve të fëlliqurave me Ramës e Berishës. Zoti kryeministër dhe kryetari i bashkisë jemi këtu për t’ju përcjellë një mesazh shumë të qartë, që ne kemi vendosur që të ardhmen tonë ta ndërtojmë pikërisht këtu, në Shqipërinë e ëndrrave tona dhe jo në Shqipërinë e monopoleve tuaj. Nga ky shesh u themi shporruni nga toka jonë. Sot nga sheshi “Demokracia” po ju paralajmërojmë se s’do t’ju lejojmë të kaloni në Parlament një Kod që vendos diktaturë”.

Të vetmit aktorë që nuk janë pjesë e partisë së LSI-së dhe që kanë dhënë mendimet e tyre për gazetën Integrimi ishin mbështetësit e grevës, përkatësisht antarë të  Partisë Demokristiane, PS ’91 pa harruar edhe disa shkrime të faktorit ndërkombëtar që ka qenë pro grevës dhe futjen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve edhe të LSI-se.

Mbisundimi i ideologjisë dhe jo i arsyetimit, i eksitimit të turmës por jo i faktveve reale që mund të demonstrojnë sa e drejtë është kjo çështje. Pikërisht këtë gjë mundohen që në shtypin radikal të anashkalohet sepse nuk ka rëndësi fakti, por fjalimi i bukur ,ka rëndësi gjesti i sakrificës që po bëhet pa llogaritur se në fund të fundit gjithçka s’ka interesa për të tjerët. Të gjithë punojësit e një shtypi radikal e dinë mirë pozicionin e tyre si gazetarë dhe si antarë të zjarrtë të partisë,flas të zjarrtë sepse anashkalon ato që quhen parime të etikës gazetareske për të  “ngritur në qiell” partinë tënde. Në shtypin radikal nuk ka ligjërime personale por vetëm ligjërime të ndërtuara për të afirumuar besimin kolektiv te partia dhe admiruesve të saj duke mos vënë asnjëherë  në dyshim vëtetësinë  e saj që thuhet  pa ndonjë arugment bindës.

Në të gjitha ligjërimet e bëra në media shumë pak, për të mos thënë fare u përmednën ligjet të cilat shkeleshin në rast se miratohej Kodi Zgjedhor duke i dhënë përparësi grevës së urisë, si e vetmja mënryë për të arritur zgjedhje me standarte të plota demokratike.

Është disi e habitshme se për të pasur vëmendjen e publikut janë përdorur edhe fëmijët e politikanëvë të hyrë në grevë,të cilët ishin pjesmarrës sëbashku me protestuesit para Kuvendit të Shqipërisë. Një fëmijë në moshë të vogël ose minoren s’mund të ketë një mendim të qartë për atë që po ndodh dhe asnjëhrë s’mundet që fëmija të pranojë  që babai i tij është futur në grevë,që nga kjo gjë edhe mund të humbasë jetën apo kur fëmijët shprehen për solidaritetin e tyre për prindërit dhe kanë besim në iniciativën e tyre.

“Protestat e mbështetësve të deputetëve që kanë hyrë në grevë urie kanë vijuar edhe dje, në sheshin para Parlamentit. Madje, gjatë pasdites të pranishëm në grevë kanë qenë edhe fëmijët e disa deputetëve në grevë, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre. Tre fëmijët e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe djali i deputetit të LSI, Nikollaq Neranxi, së bashku me bashkëshorten e tij, i janë bashkuar dje pasdite protestuesve, për të qenë sadopak afër prindërve të tyre që prej tre ditësh ndodhen në grevë urie. Ndonëse të vegjël në moshë, ata kanë dhënë disa mesazhe dhe përshëndetje për prindërit e tyre dhe për deputetët e tjerë grevistë. Kështu, djali i kryetarit të LSI, Besar i është drejtuar të atit me fjalët: “Mos u dorëzo, vazhdo të ecësh përpara”, duke e konsideruar të drejtë veprimin e ndërmarrë nga ai. Ndërsa, vajza e madhe e kryetarit të LSI, Bora është mjaftuar vetëm t’i shprehë nëpërmjet kamerës së televizionit se e kishte marrë malli për të atin dhe e donte shumë. Edhe djali i deputetit Nikollaq Neranxi, Mihail ka shprehur solidaritetin e tij për të atin, duke i thënë gjithashtu se e kishte marrë malli dhe se besonte në iniciativën e tij.”

Duke shpjeguar këto elementë të shypit radikal,si e drejta e historisë apo legjitimiteti në gurp arritëm në përfundimin se jo të gjitha këto elementë mund t’i gjejmë vetëm në këtë lloj shtypi. Edhe gazeta të tjera që predendojnë se janë të pavuarura në shkrimet e tyre vihet re mbështetja e grevës. Gjithsesi nuk mund të themi se me monitorimin që ne kemi arritur të bëjmë do zbulojmë  nëse kjo gazetë është e varur politikisht apo jo,por jemi mundur që në bazë të atyre elementëvë që pamë më lart t’i klasifikojmë si gazetë me tendenca të lëkundshme.

Pikërisht do të fillojmë me Gazetën Panorama e cila që në ditët e përalajmërimit të grevës së urisë dhe vazhdimit të saj ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me deputetët. Kjo dhe për faktin se është një gazetë prestigjozë dhe shumë e rëndesishme në shtypin tonë të përditshëm.

Ajo që mua më ka tërhequr vëmendjen më shumë ka të bëjë me një element të shtypit radikal që ishtë ,kujtimi  së kaluarës, apo  ngjarjeve që tregojnë koherencë. Si në organin e LSI-së dhe tek Gazeta Panorama është shpjeguar se Ilir Meta,nuk është për here të parë në këtë situatë por ka një precedent tjetër. Ky precedent ka ndodhur në dhjetor të 1990 ku studentët donin të rrëzonin pushtimin komunist,e vetë Meta shprehet se për zgjedhjet do mbetem gjithnjë student i dhjetorit.38 Në të gjitha artikujt e Gazetës Panorama nuk kemi kundërshitme të plota por vetëm kolona të vogla me citime nga  politikanë që ishin kundër grevës e faqet më shumë i mbizotëron historiku i grevës, përse po bëhet duke mos përjashtuar argumentat.

Ky është edhe ndryshimi i madh me Integrimin sepse nuk kanë anashkaluar shifrat e argumentat e përdorur. Në bazë të monitorimit që i kemi bërë gazetës Panorama gjatë periudhës së grevës, pjesën më të madhe të  opinioneve  e zinin akrtorë socialë që ishin pro grevës. Nga 22 opinione të analizuara rreth 18 prej tyre janë në mbrojtje komplet të grevës duke treguar me fakte apo qoftë dëshirën e tyre kundër monopolizimit të zgjedhjeve. Një shkrim tejet i ashpër sipas mendimit tip është vendosur në faqet e kësaj gazete prestigjoze kur gjuha e përdorur lë shumë për të dëshiruar. Brizida Gjikondi në mendimin e saj të shprehur ka folur jashtëzakonisht shumë ashpër dhe duke e konsideruar  si Kodi i Turpit,e ngre pyetjen përderisa lufta është për liri e standarte demokratike pse i duhej vetëm reagimi i këtyre 10 deputetëve?Ajo çka po përpiqet të thotë nënkupton se edhe partitë e tjera duhej të ishin futur në grevë,por kush është kjo për të dhënë urdhra të tilla e për të vendosur për jetën e të tjerëve.

Gjithashtu kemi një intervistë të përbashkët midis dy gazetave. I njëjti personazh, Martin  Shlutz,Presidetni i Grupit Parlamentar Evropian  është i pyetur nga të dyja gazetat për mendimin e tij lidhur me grevën. Në të dyja rastet ai paraqitet kundër mospranimit të LSI-së në Komisionin Zgjedhor duke harruar që kjo është një luftë për të drejta të gjithëanshme e jo vetëm partiake të LSI-së. Nëse në Gazetën Panorama është  treguar disi i rezervuar tek Integrimi ka paraqitur mendimin e tij të plotë duke u shprehur se nuk do të pranojë të largohet partia e mikut të tij Ilir Meta nga Komisioni i Zgjedhjeve dhe ka akuzuar hapur Berishën dhe Ramën për këtë gjë. Dhe është shumë e qartë, që partia e mikut tim Ilir Meta po shmanget nga ky proces. Berisha me Ramën kanë një synim shumë të qartë për ta përjshtuar partinë e Ilir Metës nga ky proçes dhe këtë ne nuk mund ta pranojmë.

Ndaj për këtë unë kam organizuar një takim midis Ilir Metës dhe Komisionerit përgjegjës për zgjerimin e BE-së, Oli Rehn. Ndaj ne jemi të bindur se duhet të ndjekim me shumë vëmendje se çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente. Këto zgjedhje janë kruçiale për të ardhmen dhe për demokracinë në Shqipëri, ndaj çështja kryesore e imja në këtë proces të përgatitjes së zgjedhjeve është që të gjitha partitë dhe të gjitha interesat e votuesve duhet të përfaqësohen në këtë proces. Sepse tendenca për të përjashtuar dikë krijon një atmosferë mosbesimi dhe kjo është totalisht në kundërshtim me atë çka ka nevojë Shqipëria në këto momente. Shqipëria ka nevojë për më shumë bashkëpunim, më shumë mirëkuptim, më shumë dialog midis palëve për të ardhmen e saj.

Mbas një analize të shkurtër të këtyre tipareve të shtypit radikal arritëm në përfundimin se ky lloj shtypi ka përparësi dhe ndjek gjithnjë linjën e partisë në të cilën bën pjesë, nga ku edhe merr mjetet profesionale dhe financiare. Gjithçka që publikohet është ë formuluar nga legjitimiteti i liderve politik dhe nuk ekziston individi në mënyrë të veçantë por grupi ku ai personifikohet e bën pjesë. E shkuara e lavdishme e partësë dhe bëmat e saj janë gjërat më të rëndësishme që duhet të shkruajnë dhe përserisin në gazetë.

Por theksi i këtyre elementëve nuk duhet shtjelluar vetëm tek ky lloj shtypi sepse ka shumë nga ato që janë të deklaruara si të pavarur por në fund të fundit mbrojnë interesat e partive në të cilat marrin mbështetje.

2.2 Shtypi i shanseve të barabarta

Në kundështim me modelin e shtypit radikal, shtypi i shanseve të barabarta vë theksin e tij tek agrumenti e tek logjika.Ky lloj shtypi nuk paraqet në mënryë mitke ngjaret e partisë por fukusohet të ajo që quhet njohje e situatës dhe balancimi i saj.

Karakteristikat e shtypit të shanseve të barabarta:

  1. Logjika e këtij shtypi është më shumë funksionaliste sesa e mbështetur në analizat strukturore të realitetit të sotëm shqipëtar, apo edhe atij te kaluar. Çdo strukturë është e mirë kur ajo funksionon mire dhe duke qenë  e mire sot, neser, pasneser, për aq kohë që sjell rezultate positive,në rast të kundërt mundohet të rregullojë apo duke u përpjekur të gjejë diçka të re.
  2. Në ndryshim nga shtypi radikal që vendos në plan të parë të kaluarën, legjitimitetin  historik, bëmat e paritsë që nuk i ngjajnë hallkës  të një zinxhiri shkak-pasojë, shtypi i shanseve të barabarta nuk  ka si qëllim riprodhimin dhe riformulimin e së shkuarës por kjo rimarrje e së shkuarës bëhet në fokusin e së tashmes dhe së ardhmes.Pragmatizmi aktual ka epërsi mi të kaluarën e mbi të të drejtën historike.
  3. Inidividi, sigurisht ka si mjedis fillestar strukturën kolektive edhe pse ai mbart në supet e tij fatin dhe pëgjegjësinë e tij në jetë. Kjo strukturë fillestare që përmendëm edhe mund të braktiset, ndryshosh apo e ruan në bazën e zgjedhjeve të veta të lira duke u konfrontuar 100 % me atë të shtypit radikal sepse ky i fundit bazohet tek komuniteti e tek ajo që partia thotë.
  4. Tipar tjetër i rëndësishëm i shtypit të shanseve ka të bëjë me të drjetën e elementit krijues shpirtëror,duke vazhduar më tej me të drjetën për të qenë të lirë në vendimmarrje. Ky lloj tipari e kapërcen veprimtarinë istitucionale volontariste të shtypit radikal dhe nuk e ka prejardhjen nga elementë material, toksor ose të gjakut ,element etnik ,i gjuhës apo në fundt të fundit prejardhje nga partia.

Partitë dhe shtypi radikal dhe ai i shanseve të barabarta nryshojnë katërcipmërisht nga njëri-tjetri  në radhë të parë prej logjikës së tyre që përdorin në koncptualizimin  dhe perceptimin e botes së sotme shqiptare.  Ata i përkasin dy univeseve konceptuale komplet të kundërta, ndryshojnë që në rrënjë nga njëra-tjetra sepse bëjnë pjesë e dy botëve subjektive që nuk dallojnë në mënyra sasiore dhe sipas imazheve sasiore nga njëri-tjetri.

Gjatë monitorimit të artikujve në lidhje me grevën kemi gjetur shumë të tillë që flisnin për këtë ngjarje jo sikur të kishte dalë nga zyra e shtypit e LSI-së por me objektivizëm dhe duke paraqitur anë të tjera të medalijes.

Rasit tipik janë shkrimet e Gazetës Shekulli ku çdo artikull ka pasur nga një kundërshtim në krahun tjeter. Po në këtë gazetë kemi arritur të gjejmë përfundime të bindshme që bën pjesë në shtypin e shanseve të barabarta sepse nuk është kapur vetëm një aspekt i ndodhisë por edhe gjëra të tjera.

Ekziston një rast konkret që ka të bëjë me protestuesit të cilët janë mbledhur para Kuvendtit në mbështetje të grevës ku gazeta pohon se këta në përgjithësi janë antarë apo simpatizantë të LSI-së. Një reportazh për këtë situatë tregon se Sheshi Xhorxh Bush nuk i mbledh protestuesit vetëm për votën por shijonë muzikën  e vënë në sfond.Ja një pjesë e këtij shkrimi:

“ Fatjon Berisha,që kryeson një grup djemsh,është aty për të dëgjuar muzikë nën tingujt e 100 Këngëve të Shekullit.Këngëtarët ritmikë si duket ja kanë kënaqur shpirtin djemve, aq sa ja vlen që edhe të bërtasin si protestuesit e tjerë në mbrojtje të votës.”                                                                    Përmendet gjithashtu edhe një vajzë tjetër, Edlira Taho e cila tregon se nuk ka kuptuar gjë nga fjalimi që u mbajt për  shkeljen e votës së lirë dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor por asaj i mjafton të dijë se kreu i partisë së saj është në grevë urie e kaq duhet që të ngreje dhe ajo zërin si gjithë të tjerët.

Në kundërshtim me Gazetën Shekulli i cili paraqet ngjarjen e grevës si diçka që duhet konsumuar ndaj i ka rezervuar faqen e tretë dhe të katërt, jep foto nga protesta kur njerëzit nuk po dëgjojnë fjaliomet  por përshendeten me njëri-tjetrin,Gazeta Integirmi arrin ne hiperbolizim të situatës duke e quajtur “portestë madhështore” e mbisunduar nga foto sa më impresionuese dhe fjalimi i liderit të tyre që eshtë botuar plotësisht me pika e presje.

“Ju falënderoj për këtë manifestim të jashtëzakonshëm dhe madhështor, që ne kemi mundësi ta ndjekim përmes aparateve celularë. Është vërtet një manifestim, i cili tregon mesazhin e vërtetë të qytetarëve civilë dhe të kësaj greve urie, por edhe të solidaritetit tuaj, krejt i ndryshëm nga dhuna e turpshme, që ushtroi mbrëmë Sali Berisha me konsensusin e Edi Ramës, kundër grave, kundër vajzave edhe kundër një gruaje shtatzënë, gjë që nuk është as në normat më elementare të një shteti demokratik, ndaj qytetarëve të vet. Por, që ka ndodhur vetëm në kohën e pushtimit nga pushtetuesit. Ndaj, jemi sot më të bindur se edhe dje se kërkesat tona janë të drejta, dhe misioni është një mision që i shërben qytetarëve shqiptarë dhe kjo tirani dhune duhet ndalur. Ne jemi këtu në Parlament, në këtë grevë urie, që ka hyrë sot në ditën e katërt, kemi bllokuar Parlamentin, për të shpëtuar parlamentarizmin, i cili u godit aq fort në themele në Republikën Parlamentare, në 21 Prill me ndryshimet kushtetuese dhe që synohet të varroset me konsensusin Rama-Berisha me Kodin e Ri Zgjedhor, i cili është një kod që shkatërron dhe që i jep fund pluralizmit demokratik në Shqipëri, demokracisë dhe votës së lirë. Ndaj ne do të qëndrojmë deri në fund. Ju falënderojmë shumë për përkrahjen tuaj dhe të jeni të bindur që me fitoren tonë do të fitojnë të gjithë shqiptarët!”.

Është e qartë mitzimi që i bëhet interesit partiak dhe vetë paritse tek Integrimi dhe objektiviteti logjik i gazetës Shekulli. Po në datën 14 nëntor në botimet  jo vetëm të këtyre dy gazetave por edhe te tjerave do të shikohen kundërshti të shumta. Rast shumë interesant është artikulli mbi Europarlamentaren, Doris Pack i shkruajtur nga Gazeta Shekulli ku ajo pohon se greva e urisë është në dëm të Shqipërisë dhe jo në dëm të Paritise Demokratike e Socialiste. Ajo kundërshtoi totalisht grevën e urisë dhe e konsideroi si mosbesim midis partive politike duke shtuar se më në fund po kemi një kod shumë i mirë electoral dhe janë këto partitë e vogla të cilat hapin probleme për këtë çështje sespe ne presim një proçes të  mirë zgjedhor.

Nëse Shekulli i tregua objektiv sepse paraqiti një rast në mbrojtjen e greves e një rast tjetër kundër saj,gazetat si Panorama, Shqip që pretendohen të jenë të pavarura nuk e kanë  fare këtë  lajm në faqet e tyre me Kryetaren e Delegacionit Evropian për Evropën Juglindore, Drois Pack e cila në fund të fundit ka një zë shumë të rëndësishëm për ecurinë e Shtetit Shqiptrar në arenën ndërkombëtare. Ajo që na bën te reflektojmë tani është shumë e drejtë, duke qenë së Integrimi nuk e jep këtë  si lajm sepse mbron interesat dhe frymën e partisë e për më tepër është pjesë e shtypit radikal, ku nuk pranohen kundërshtitë dhe greva e  urisë  për ta është një element natyror me të dhëna tejet subjektive që mundohet të fusë militantizmin politik.

Po ajo që Panorama dhe Shqip po përpiqen të mbrojnë çfarë është? Edhe pse këto gazeta  tregohen të pavaruara dhe thonë që nuk bëjnë pjesë në shtypin radikal nuk është e thënë të jetë e saktë sepse nga artikujt e parë vetëm në një ditë të grevës që  ishte data 14 nëntor u mohua një zë shumë i rëndësishëm i skenës ndërkombëtare. Pastaj nëse shohim tek Panorama në lidhje me protestuesit kemi një foto shumë të madhe të pozicionuar në faqen e dyte dhe një interviste Z.Ilir Meta ku ai shperh edhe një herë qëllimet e grevës së urisë.

Gjithashtu numri i faqeve të vëna në përdorim për këtë ngjarje në Gazetën Panorama është dy herë më shume se të Shekulli dhe të gjitha shkrimet si ato parësore dhe dytësore janë në mbrojtje të grevës dhe nuk kanë paraqitur asnjë kundërshtim.

Rëndësi të veçantë i është kushtuar gjithnjë tek kjo gazetë kushteve të Kuvendit dhe kushteve shëndetësore të deputetëve duke përmendur gjithnjë se po përkeqësohen dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Përdorimi i këtyre anëve estetike si fotoja e zmadhuar apo paraqitja e gjëndjes fizike të deputetëve krijon një impakt të ndjeshëm tek publiku i është jashtëzakonisht i lehtë për t ‘u manipuluar dhe mund të arrijë deri aty ku edhe ata vetë të futen në grevë.

Gazeta Shekulli me dy faqe të përdorura për grevën ka arritur të paraqesë dy anët e medaljes duke mos mbrojtur asnjërën palë ndërsa gazetat e tjera kanë shtejlluar vetëm grevën si çështje politike që po krijohet nga Rama e Berisha për vjedhjen e votës. Diçka që bie në sy është se në artikujt e Panoramës i kushtohet rëndësi heshtjes nga ana e Partisë Socialiste ndërsa tek Shqip kemi një shkrim të vogël në lidhje me injorimin e grevës nga ana e deputetëve të PS. Gazeta Shekulli edhe në këtë rast ka marrë një prononcim të qartë nga Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Erion Braçe ku ai shpjegon se nuk ka ndodhur pazar midis nesh dhe Paritsë Demokratike.

Siç kemi përmendur edhe më parë në analizën që i kemi bërë shtypit të periudhës së grevës kemi marrë edhe në shqyrtim opinionet e analistëve. Vlen për t’u theksuar  fakti se Gazeta Shekulli ka paraqtitur më shumë raste opinionistësh se Panorama e Shqip  ku është kundërshtuar greva dhe arsyeja përse ajo bëhet por nuk ka përjashtuar rastet e mbrojtjes së saj. Këtu nuk përmenda fare Gazetën Integrimi sepse ajo asnjëherë nuk paraqet lajme apo opinione në kundërshtim me politiken që ndjek partia e saj.

Në një opinion të Arben Brozhanit me titull E hidhura e Grevës, risjell në mëndjet  tona grevën  politike që bëri në  1997  Pjetër Abnori kundër Radio Teleivzionit Shqipëtar. Duke vazhduar me këtë arsyetim ai shpjegon se deputetët grevistë nuk kanë një të shkuar me të cilën të krenohen. Edhe pse Ilir Meta ka qenë Kryeministër luftarak politika e tij nuk ishte aq e madhe sa për t’u mbajtur mend por ajo që kujtohet shpreh ai është se vetë Ilir Meta është produkt i qershorit të 2001 ku u aplikua për herë të parë formuala e Dushkut. Në ato zgjedhje Meta erdhi në pushtet duke mos e kundërshtuar më parë por vetëm tani. Është e qartë se çdo kush shikon të drejtën e tij për të pasur pushtet dhe nuk i interesojnë gjërat e tjera.

Gjithashtu nuk lë pa përmendur të shkuarën e Nard Ndokës si Ministër i Shëndetsisë, duke treguar se nuk e mbajti atë post mirë për shkak të konflikteve me Berishën. E si mund të shohim për të ardhmen duke pasur këto fakte për deputetët grevistë? Zgjedhjet e lira me të vërtetë i duhen Shqipërisë për të arritur standarte dhe greva është mjet demokratik e shume i respektueshëm por nuk e heq shijen e hidhur që të jep e shkuara e atyre që mbajnë flamurin e kësaj greve.

Një opinion tërësisht nën linjën e mbështetjes së grevës ka qenë  i shkruar nga Andrea Stefani në faqet e  gazetës  së përditshme Shqip me titull “Greva e urisë tej “të mirit” dhe “të keqit” ku ai ka ngritur tre  pyetje kryesore.

1. A janë grevistët burra të mirë?

2. Greva e urisë kundër padrejtësisë?

3. A ka lidhje greva e urisë me hallet e popullit?

Gjiithccka që po ndodh është për shkak të vendosjes së një kodi,e ata po përpiqen për të arritur standarte  për të drejtat e tyre.Nuk po ofrohet balanca politike e dëshiruar e po imponohet një formulë të cilën duhet kundërshtuar sepse po cënohet demokracia. Sado mëkatar të jetë Ilir Meta, Nard Ndoka apo te tjeret ata tani po sakrifikohen për një ccështje që nuk është vetëm e tyrja por  shkon tej këtyre konflikteve. Ky pohim i Stefanit

kundërshton atë të Arben Brozhanit që tha se me këtë të shkuar që ka Meta e Ndoka zor se mund të shihet një e ardhme.

Një nga specialistët socilasitë argumenton se komisionet zgjedhore janë funksionale nëse përbëhen nga qytetarë të profesioneve të ndryshme por fakti që dy partitë e mëdha kanë imponuar një formulë qe nuk ofron balancë politike të komisioneve. Kemi përballë një cënim të barazisë, i shanseve të barabarta të konkurimit dhe një demonstrim i hapur i trianisë së shumicës.Ai ngre pyetjen pse PD e PS duhet të kenë shumicën edhe në komisione duke qenë se e kanë në parlament. Nuk ëshë e thënë së e njëjta situatë mund të perdoret edhe në zgjedhje. Pra prania e shumicës se partive të medha në komisione dhe për më tepër  në mos pranimin e partive satelitore të tyre do të shkatërrojë balancën politike.Ka shumë mendime se greva nuk po bëhet për hallet e popullit,për varfërinë,për papunësinë, spitalet apo shkollat e rrënuara. Ai mendon se kjo thënie nuk është e drjetë sepse një grevë për votën e lirë është një grevë per të gjiha padrejtësitë që ndodhin. Të gjitha të këqiat që ndodhin si varfëri, korrupison, papunësi mund të eliminohen nëse ndodh një procces i pastër elektoral, drejtësia nuk vendoset nga vota e vjedhur por nga ajo votë e dalë nga një procces i lirë. Lufta për korrupison fillon tek vota e lirë. Prandaj dhe greva  e urisë për lirinë e votës është një grevë kundër varfërisë.

Duket qartë ndryshimi midis dy opinioneve dhe qendrimet  e tyre por githnjë duke përdorur agrumenta e jo vetëm ideologji siç janë opinionet në shtypin radikal. Sado që një gazetë përpiqet të jetë asnjëanëse gjithnjë ajo do të bjeri pre si e mendimeve subjektive dhe e interesave mbrojtëse, për faktin e thjeshtë se janë persona ata që shkruajnë dhe ne fund të fundit ndiqen nga bindjet e tyre personale.

Mbas analizimit të këtyre llojeve të shtypit nuk duhet lemë në një anë  edhe shtypin fluid që ka të bëjë me kalimin nga një model tek tjetri. Nuk do të merremi me shtjellimin e hollësishëm të tij sepse në përfundim të këtij nënkapitulli do të shpjegojmë se gazetat në rrjedhën e dinamikës shoqërore  pësojnë transformime rrënnjësore, kanë reflektuar nevojat politike të formacioneve që iu përkisnin apo që lidheshin edhe me ndryshime strukturore brenda tyre.Nuk ka rëndësi ndarja i majtë apo i djathtë por ndarja e shtypit në radikal dhe të shanseve të barabarta.

Read Full Post »

Reklamimi politik

Reklamimi politik është një nga format më të rëndësishme të komunikimit politik ndaj dhe ne jemi përpjekur të shtjellomë disa nga tiparet e tij dhe  rastet kur ai përdoret më shumë.

Në të gjitha vendet demokratike fushatat  zgjedhore janë çaste me interes  të  lartë  publik,politik e mediatik. Reklama politike është mjeti thelbësor dhe bashkëkohor në të cilët kandidatët partiakë u komunikojnë mesazhin e tyre votuesve. Një përkufizim i reklamimit politik do të ishte: “I referohet blerjes dhe përdorimit të hapësirës reklamuese të paguar me çminin e tregut,në mënyrë që t’i transmetojë mesazhe politike një audience massive.”

Në një reklamim politik ndërthuren elementë të spektaklit,polemika,tërheqje vëmndjeje si të medias dhe të publikut. Flitet për një garë,për një fushatë zgjedhotre e cila është e vetmja lojë që mund të arrijë të aktivizojë të gjithë popullin.Fushatat elektorale harxhojnë me milona dollarrë siç ndodh në Amerikë,ku përdorimi i reklamës ëshë jashtëzakonisht në nivelet më të larta. Pavarësisht nëse është apo jo efikase reklama, dihet që diskutimi politik pa të nuk do të kishte kuptim e nuk do të merrej në konsideratë fare.

Shumë vende si Britania e Madhe e kanë ndaluar reklamimin politik në radio e television duke mundësuar vetëm në gazeta, billborde e kinema. Në television ata kanë një kohë transmetimi të caktuar më parë ku flitet për programet e partive politike dhe çdo gjë është e monitoruar duke mos lejuar që koha e një partie të  jetë me e madhe se e një tjetre.

Këto reklama politike mund të shihen edhe si reklama të thjeshta gjatë proçesit të shkëmbimit midis një prodhuesi (mallrash, shkëmbimesh, programesh politike) dhe konsumatorit të tyre që në rastin tonë është elektorati i cili prêt ndryshimin.

Funksionet kryesore të reklamimit politik:

Së pari ai informon votuesit për platforëm e ndjekur politike nga një X parti. Proçesi politik,  supozohet të përfshijë zgjedhjet racionale të votuesve, të cilat duhet të bazohen mbi informacionet. Gazetaria përfaqëson një burim të rëndësishëm për informacionet e tilla, kurse reklamimi një tjetër. Kështu, sikurse reklamat e vjetra të produkteve ishin pak më tepër sesa thjesht mesazhe për vlefshmërinë e një marke, çmimin dhe funksionin (përdorimin) e tyre, kështu edhe reklamimi politik bashkëkohor mund të shikohet si një mjet i rëndësishëm i informimit të qytetarëve se kush po qëndron dhe se çfarë po i ofrojnë ata popullsisë me qëllimet e politikës.

Së dyti funksion  tjetër i rëndësishëm i këtij reklamimi politik është të bindë publiun për të ndryshuar mënyrën e tij të të sjellurit e menduarit rreth një problem të caktuar apo qoftë edhe të ndryshimit të bindjeve politike  për të marrë nga ana e politikanëve shumicën e votave.Ashtu si prodhuesit politikanët përpiqen të ngjallin tek “konsumatori”  i  tyre  i ardhshëm  diçka që nuk e ka prodhuesi i tyre mëprashëm duke arritur të bëjë dallimin midis pordukteve të ndryshme.

Fushtat elektorale duke u mbështetur gjërësisht nga publiciteti influencojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë sidomos me ndihmën e mediave vizive.Ata paraqesin imazhin,zërin që publikut i intereson shumë e janë elementë parësorë në ndikim.Televizioni si sistem i privilegjuar i komunikimit elektoral modern i partive dhe i kandidatëve, influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe të dukshme raportin mes publikut dhe partive politike.

Televizioni u jep mundësi kandidatëve politikë që për një periudhë të shkurtër kohore të arrijnë që të bëhen të njohur në nivel kombëtar dhe të kenë mundësi të drejtpërdrejtë  të depërtojnë për të fituar simpatinë e publikut. Personazhet politike janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e vizibilitetit të tyre në kanalet televizive, i cili është shumë herë më i rëndësishëm se vetë mesazhi që përcillet. Publiciteti elektoral ka funksoin të legjitimojë dhe të pozicionojë figurën dhe mesazhin e kandidatit  politikan tek publiku/qytetari votues.

Në fushatat elektorale operohet me spote, për përgatitjem e të cilave kujdeset kandidati përkatës. Këto spote trasmetohen në orare të ndryshme në televizione të ndryshme, edhe këto zgjidhen nga kandidati. Në zgjedhjen e kanalit ndikon pa dyshim nga audienca që ai television ka, politika redaksionale që ai ndjek, kur është në të kundërt me të kandidatit ai nuk drejtohet fare atje për reklamë, po ashtu varet edhe nga marrdhënia që kandidati ka me atë media, dmth me pronarët e saj.

Trasmetimi i spotit publicitar realizohet kundrejt një pagese e cila vendoset nga drejtuesit e marketingut të TV-së dhe ky çmim, kjo kosto mbulohet nga shpenzimet e subjektit politik të menduara për fushatat elektorale,siç përmendëm e më lart këto buxhete arrijnë në shuma të konsiderueshme parash për të arritur fitoren e tregon dhe një herë më shumë  për rëndësinë e madhe të reklamimit.

Llojet e spoteve publicitare:

  1. Spoti gjysmëbust:Është përgjithësisht i shkurtër dhe paraqet kandidatin politik duke folur përballë kameras, është një lloj spoti që zakonisht përdoret dhe që nuk ka shumë kosto, pasi në të shumtën e rasteve i realizohet në studiot televizive, pra nuk kërkon një kohë të gjtatë për realzimin e tij dhe trasmetimin në television.
  2. Spoti negativ realizohet kundër kandidatëve rivalë/kundërshtarë e ka filluar të ketë një përhapje të gjërë në shtresat politike.
  3. Spot “kinema reale”, është një filmim i cili paraqet çaste reale të jetës së kanndidatit politik nga jeta e tij e përditshme. Efekti i tij është i padiskutueshëm pasi e paraqet kandidatin me një thjeshtësi, e barazon atë me gjithë të tjerët që e ndjekin.
  4. Spot intervistë njerëzore, përgatitet duke marrë deklarata dhe miratime të njerëzve të ndryshëm të cilët vlerësojnë kandidatin që garon. Zakonisht përzgjidhen njërëz, personalitete, fjala e të cilëve ka peshë edhe ndikim në opnionin publik. Ky lloj spoti mund të ndërtohet edhe duke marrë deklarata të vetë kandidatit, nga fjalimet e ndryshme që ai mund të ketë mbajtur.

Duhet të dimë që fushatat zgjedhore nuk kanë qenë kështu gjatë gjithë kohës,edhe ato si çdo proçes tjetër i komunikimit kanë kaluar nëpër faza të ndryshme.Ndër më kryesoret mund të përmendim:

  • Fushata zgjedhore premodernde(1800-1950).Në këtë lloj fushate komunikimi dhe propaganda bazoheshin në forma direkte ndërmjet kandidatëve dhe qytetarëve.
  • Fushata moderne(1960-1980). Kjo periudhë karaktreizohet nga shpërithimi i televizionit dhe debatet më të mëdha politike shfaqen gjithnjë në media për të qenë sa më shumë në qendër të  vëmëndjes.
  • Fushata postmoderne përfshin pas viteve 1990. Këto lloj fushatash shquhen për  profesionalizëm në të gjitha fushat,planifikim,menaxhim e zbatim të komunikimit.Gjithçka është e përgatitur në kohë dhe  e parashikuar.

Read Full Post »

  • Një vështrim i shkurtër mbi komunikimin dhe median

Në fillim të kohrave antike ku njeriu ishtë në gjendje të kuptonte e arsyetonte sipas mënyrës së tij ekzistonte vetëm fjala e folur,rreth 3000 vjet më parë ku përgjithësisht njerëzit merreshin vesh me njëri-tjetrin vetëm me anë të kësaj fjale të folur.

Çdo të thotë të merresh vesh?Që ata kishin kuptuar një mënyrë për të komunikuar që ishte me anë të fjalës.Dihet që kur përdor komunikimin verbal ai që flet duhet të jetë afër teje,aq afër sa mund ta degjosh. Kjo sjell një linjë afrimiteti me bashkëbiseduesit që mund te jenë pjestarë të një familjeje apo fshati ku komandohen të gjithë nga më të  moshuarit.    Duke qenë se këto komandime lidhen me jetën në fshat sespe fshati është një shoqëri më e mbyllur,atëherë për pasojë edhe problemet që diskutohen janë të tilla që njihen vetëm nga pjestarët e familjesa apo fisit. Me pak fjalë janë shumë intime.Ky realitet i atëhershëm lë vend për krijimin e shoqërive partriarkale deri në momentin kur lindi alfabeti.                      Me krijimin e alfabetit u lind dhe shkrimi i cili emancipoi më tej shoqërinë njerëzore.Fjala e shkruar solli formimin e shkollave,shpërbëu organizimin në fise sepse të rinjtë e fisit largoheshin në qytët për të studiuar.Ata u bënë të pavarur,nuk ishte më i moshuari që komandonte por vetë vetja e tyre.Këtu futet në rolin e tij kryesor komunikimi i cili bën të mundur dhe zvogëlimin e kohës së informacionit dhe dijes.Librat e letrat dërgoheshin edhe nëpër fshatrat më të largëta,perandoritë lulëzonin sepse filluan të krijonin ligjet e shkruara.Nuk ka më vlera morale por ligje të zbatuara.

Del në pah barazia midis njerzëve  sespe tanimë të gjithë janë të aftë për të lexuar e studiuar,gjithashtu edhe ligji i parashikonte të gjithë të barabartë. Në këtë pikë barazia sjell dije,shkenca të shumta,mundësi për t’u zhvilluar edhe individualisht pa ndihmën e të tjerëve.Ka mundësi që me anë të fjalës së shkruar të jesh autor i diçkaje ,ajo që ti ke menduar e pasqyron duke të mos mbetur anonim.Fjala e shkruar solli më tej atë që quhet teknologji për t’i dhënë mundësi njerzëve të komunikojnë më lehtë me njëri-tjetrin.

Po pse kjo nevojë e madhe për të komunikuar? Mendoj se është dëshira e madhe për të dhënë e për të marrë informacion,ne jemi qënie njerëzore dhe si  të tillë e kemi të pamundur të mos flasim.Jemi krijuar për të jetuar në një ambjent me të tjerët,në bashkësi për të qenë pjesmarrës e për të dhënë mendimin tonë.

Në nuk kemi si mos të komunikojmë,është e pamundur sepse në rast të kundërt nuk do të na përfillte njeri apo më keq akoma nuk do të na vinin re fare se jemi aty.Sado që përpiqemi të komunikojmë me veten nuk na sjell efikasitet sepse ne duhet të shkëmbejmë mesazhe,ide e mendime me të tjerët që të venë re prezencën tonë.Pra komunikimi përbën sot në shkencat sociale dhe humane bashkëkohore të zhvilluara,jo vetëm një paradigmë teorike,por mbi të gjitha përfaqëson një metodë njohjeje.                                                                                                                                             Komnikimi ndryshoi në shoqëri me shpikjen e Gutembergut në 1450 ku të gjithë filluan të lexonin në gjuhën amtare e jo më në latinisht duke ndihmuar në përparimin e dijes tek të gjitha shtresat shoqërore. Gazetat e para,librat e parë luajtën rol të madh në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë e të medias.Media si pjesë e formave të komunikimit ka rëndësi të madhe në audiencë sepse ai informon me mesazhe të fundit publikun. “Në kohën kur shfaqen teknika bashkëkohore të universit shkencor bashkë me të shfaqen sisteme dhe praktika të reja të komunikimit.

Kemi një shembull shumë të thjeshtë,atë të revolucionit industrial që preku Anglinë e më pas të gjithë kontinentin evropian duke u shpërndarë nëpër botë.Shihet pra që në shekullin e XIX në botë është vendosur një rregull i ri i cili ndikon në zgjerimin ne njohurive dhe informacionit. Pas gazetave që akoma edhe në ditën e sotme luajnë një rol të rëndësishëm erdhi kinemaja gjatë shekullit XX që karakterizon periudhën e shtimit të llojeve të mmedias drejt figurës dhe tingullit.Kinemaja solli art më vete,një kulturë që të lëviz pamjen e zërit e njëkohësisht një industri që ka fitime të mëdha. Kinemaja ndryshoi traditën e imazhit të palëvizshëm dhe këtë imazh solli me zë. Pas zhvillimit të sukseshëm të kinemasë një arritje tjetër e teknologjiës ishte krijimi i radios . Gjatë luftrave botërore  ajo ishte një mjet i fortë porpagande ku u përdor gjërësisht nga Hitleri. Radio u formua në SHBA por përhapja në evropë u bë në mënryë të shpejtë. Ai që pasoi radion ishtë televizioni, formati më i ri i medias i cili transmetonte në një kuti të vogël,informonte e edukonte publikun.“Maturimi teknik i televizionit ndodh midis dy luftrave botërore qe shumë i ngadaltë aq sa vetëm në fillim të viteve 1950 mund të flitej për një media të re massive. Teknologjia e televizionit përfitoi nga përshpejtimi i kërkimeve të lidhura me operacionet ushtarake dhe nga shndërrimi i domosdoshëm i industrisë së luftës.

Kjo shpikje e fundit e komunikimit në fillesat e veta kishte një audiencë përgjithësisht  të vogël familjare që shikohej vetëm në mbrëmje për disa orë por me zhvillimin e mëtejshmë pati sukses të jashtëzakonshëm që e përjeton edhe tani.Një nga avantazhet e padiskutueshme të televizionit është paraqitja e figurës e në këtë pikë nuk mund të krahasohej me mediat e tjera si gazeta apo radioja.Modeli i programeve të televizionit përpiqet të informojë,edukojë e zbavisë shikuesin por gjatë viteve 80’pati një ndryshim të madh.Ai u drejtua më tej në një dimension spektakolar duke qenë se edhe kishte një audiencë më të madhe.Duhet theksuar fakti se politika nuk ishte e përjashtuar sepse përbën një temë shumë të rëndësishme për jetën shoqërore ku politikanët filluan të kuptojnë rëndesinë e shfaqjes në television. Ish-Presidenti i Francës,Sharl De Gol i pyetur për avantazhin që kishte ndaj kandidatit për president në zgjedhjet ai u shpreh: “Ai kishte gazetat,unë kisha radion e televizionin.          Është e qartë më këtë shprehje se sa me rëndësi ka media por sidomos televizioni. “Por tanimë,si pasojë e mediave elektronike edhe vetë njeriu perëndimor po përjeton të njëtën bombardim is dhe popullsitë e largëta indigjene”. Një shprehje shumë e bukur e Marshall McLuhan që na lë të kuptojmë se jemi kthyer në në shoqëri të vetme ku rregullin e vendos televizioni.                                                                                                                                     Me këtë historik të shkurtër do të donim të paraqesnim se si shoqëria ka evoluar me kalimin e kohës duke u mbështetur tek përmirësimi i teknologjisë. Nga një shoqëri e mbyllur partriarkale,ku të gjithë njiheshin me njëri-tjetrin e kishim një komunikim familjar u kthye një një shoqëri të madhe e disi personale. Tanimë jetohet jeta për veten tënde por gjithnjë duke ditur së ç’ndodh nëpër botë sepse është media elektornike që na e mundëson atë.

1.Komponetët kryesorë të komunikimit politik

Përpara se të fillojmë hulumtimin rreth komonentëve kyresorë të kominkimit politik mendojmë se është e rëndësishme të flasim më parë për atë që quhet komunikim e përse shërben. Komunikimi është jetësor në zhvillimin e shoqërisë sepse aty shkëmbehen ide,mesazhe, informacion midis të tjerëve në botë në kohë e vend të caktuar. Ne si qënie njerezore e kemi të domosdoshëm komunikimin sepse për këtë arsye edhe jemi krijuar,nuk mund të qëndrojmë të vetmuar ndaj kemi nevojë të jemi në kontakt të drejtpërdretjtë me të tjereët. Në një farë mënyrë tjetri tregon atë që jemi ne vetë,ky rrefim arrihet vetëm duke komunikuar.

Me zhvillimin e teknologjisë kemi mundësi të shumta për të komunikuar dhe e përdorim duke e lidhur me fusha të ndryshme të jetës sonë e sferës shoqërore. Një pjesë e rëndësishme e këtyre sferave është dhe politika,e cila nuk e shikon dot veten jashtë komunikimit. Mediatizimi që i ka ndodhur botës nuk na lë të mendojmë jo vetëm politikën jashtë këtij proçesi por edhe fushat e tjera të shoqërisë. Në momentin kur diçka nuk komunikohet në media atëherë ajo nuk ekziston sepse asnjeri nuk e ka parë ose dëgjuar edhe me tëpër kur politika është objekt debati e si e tillë duhet të komunikojë për të treguar se nuk është një komunikim i thjeshtë publik por përfshin në vetvete disa komponentë që do ti shpjegojmë më vonë.

Një përkufizim për komunikimin politik vjen nga Domenique Ëolton i cili thotë se ai është si “hapësirë ku shkëmbehen ligjërimet kontradiktore të tre aktorëve që kanë legjitimitetin për t’u shprehur publikisht për politikën e që janë politikanët,gazetarët dhe opinion publik nëpërmjet sondazheve”.

Pra siç e pamë nga ky përkufizim komunikimi politik ka të bëjë me format e komunikimit të ndërrmara nga aktorët politikë të cilët i adresohen për një qëllim të caktuar votuesit apo gazetarit. Ky përkufizim na lë disi të kuptojmë se kemi  një vend ku shkëmbejmë ligjërime të caktuara sipas interesave personale por që ne nuk mund ti përzgjedhim më parë sepse është një faktor tjetër si media e cila vendos për ne,se çfarë duhet të shohim apo jo. Ligjërimet në komunikimin politik nuk janë linearë por ata ndryshojnë me periudhat që mund të hasë shoqëria. Duke vazhduar me linjën e elemntëve të komunikimit politik do fillojmë t’i shtjellojmë një nga një por më parë lë të shpjegojmë diçka.Sipas Nada Kallçiut komunikimi politik është një realitet i tre sistemeve:Politikës,Medias dhe Qytetarit votues.

  • Organizatat Politike

1.Partitë Politike

2.Organizata publike(OJQ-të)

3.Grupet e presionit

4.Organizatat terroriste

Partitë politke janë grumbullime të njerzëve në një sturkturë të përcaktuar organizative që ndajnë të njëjtat shqetësime,interesa dhe qëllime. Partitë janë të ndryshme sespe ndiqen nga baza ideologjike po të ndryshme të cilat në rast humbjeje në fushata elektorale duhet ti nënshtrohen rendit Kushtëtues për të vazhduar një rrjedhë normale të proçesit qeverisës.

Që të arrihet një fitore nga ana e këtyre partive politke duhet që politikani të ketë aftësi të mira komunikuese për të fituar votat elektoratit. Në shoqëritë demokriatike partitë konkururese i bëjnë presion qeverisë për t’u përgjigjur nevojave të njerzëve duke i lejuar ata të kenë një zë në qeverisjen e vendit. Fushata elektorale është pjesa më e rëndësishme e paritve politike sepse aty ata shpallin platforëm e tyre për të ardhmen dhe mënyra e vetme për ta arritur komunikimin është me anë të medias.

Pas partive politke pjesë tjetër e komunikimit politik janë Organizatat publike të cilat janë organizata joqeveritare ku pjesmarrja dhe aktiviteti kryhen në rang lokal dhe botëror.Individët që bashkohen në këto organizata nuk lidhen mbi ideologjinë por mbi disa tipare të përbashkëta sipas situatës së antarëve të tyre,gjë që bën të leverdisshëm bashkimin. Në këto lloj organizatash individët bashkohen jo vetëm për të ndihmuar njëri-tjetrin në zgjidhjen e problemeve praktike që shoqërojnë situatën e tyre të përbashkët,por

edhe që  të luftojnë për ndryshimin ose për të zgjuar opinionin publik në lidhje me një problem të veçantë,shpesh përmes angazhimit të politikanëve të zgjedhur.

Gjithashtu edhe Grupet e presionit luajnë një rol të rëndesishëm në porçesin e komunikimit politik sepse ato përballen me fuqinë e insititucioneve duke sfiduar pozicionet që janë më dominante se to.

Këta grupe përfshijnë koalicione pak a shumë të gjera me individë të klasave të ndryshme,të bashkuar me aftësinë e tyre për të vepruar së bashku në ndjekjen e një objektivi të caktuar politik. Gjithsesi duhet theksuar fakti se këto grupe preisoni janë më pak të institucionalizuara  dhe qëndrojnë më të mbyllura ose shumica prej tyre zhduken ose rikthehen përsëri në bazë të situatave që përjeton shoqëria.

Organizatat terroriste edhe pse nuk janë të përhapura në Shqipëri dihet që në botë ka shumë si ata. Ndryshe nga grupet e tjera të komunikimit politik organizatat terroriste përfshijnë përdorimin e terrorrit dhe dhunës në arritjen e asaj që quhet çdo gjë bëhet për pasjen e një politke tjetër.

Ata mbjellin frikë tek të tjerët duke grabitur, marrë peng,plaçkitur,bombarduar edhe qytetet më të mëdha të botës siç ndodhi në SHBA,F rancë etj. Ata e përshkruajnë veten si  ushtarë të lirisë apo të Zotit e në përgjithësi janë të përbërë nga pak persona dhe që në shumicën e rasteve ndiqen nga ndjenja e vetësakrifikimit.

  • Media

Pas oranizatave politike si pjesë tjetër e komunikimit politik vjen Media,e cila ka rolin më domethënës në pasjen e një proçesi të rregullt të komunikimit midis aktorëve politikë.Sot organizatat meidatike përfshijë shtypin e shkruar,transmetimin audiovizual(radio dhe televizioni) dhe internetin.Pëeveç rolit të saj informues të të gjitha shtresave shoqërore meida ka gjithashtu pjesë të saj në shkëmbimin e mendimeve midis grupeve të ndryshme. Media e ka lejuar këtë gjë duke bërë pjesmarës gjithnjë publikun.

me anë të forumeve,blogjeve të shumta. Ajo menaxhon lajmin,ja paraqet publikut e politikanit sipasë mënryës që i pëlqen dhe e kritikon në bazë të editorialeve,opinioneve apo zhanereve të tjera gazetareske. Gjithashtu diçka shumë e rëndësishme të themi për median është se nuk mund të kemi një realitet objektiv sepse media e prodhon një ngjarje duke ndërtuar një realitet sipas disa përceptimeve subjektive që gazetarët nuk mund t’i ndahen sepse në rradhë të parë  janë qënie njerëzore dhe kanë të gjithë  mendimiet e tyre.

  • Audienca

Pjestari  i tretë i komunikimit politik është audienca që gjithashtu luan rol thelbësor në këtë shoqëri. Në mungesë të audiencës politikani s’ka kujt t’i drejtohet,mungon ajo që është e pjesa më e rëndësishme që duhet të vendosë për të pasur një komunikim politik të drejtë e të pastër. Ne nuk mund t’a njohim të gjithë audiencën,ata janë shumë,edhe pse organizojnë grupime për ideale të ndryshme përsëri ngelet e paindetifikueshme. Pavarësisht se përmasat e audiencës janë të mëdha komnikimi politik ka si qëllim arritjen e një efekti të caktuar nga mesazhi i dhënë. Dihet që ky mesazh është i paraqitur nga politikani që ka interesat e tij personale është i ndërmjetësuar nga media. Ajo e redukton më pas duke dhënë vetëm esencën e tij.

Edhe pse nuk e përmendëm pak më lart pjesë e rëndësishme e komunikimit politik është dhe Skena Ndërkombëtare. Progreset e shekullit të XX në teknologji e gjithashtu me përfunidim e Luftrave Botërore lindi nevoja për organizata të përbashkëta mabrëbotërore.Në krahun tjetër media ka zgjeruar rrezen e saj të transemtimit si në kohë e gjeografi. Çdo çështje e rëndësishme për vendet e huaja jepen edhe në Shqipëri.Braian McNair shprehet se qeveritë e huaja,organizatate biznesit dhe grupet terroriste si Al-Quaida,përdorin sistemin global të infomacionit për të shpurë përpara objektivat e tyre politikë.

Të gjitha përpjekjet për të siguruar liri,demokraci,mirëqënie të qytetarëve nëpër botë janë thjesht pjesë e një komunikimi politik për interest e ngushta personale. Arsyeja e përmendjes së këtyre aktorëve politikë është për të treguar se Greva 10 ditorëshe e deputetëve të LSI-së,PDK-së dhe PS91’ në sallën e Kuvendit të Shqipërisë përveçse një masakër e demokraciës sipas tyre, është në rradhë të parë pjesë e një komunikimi të pastër politik. Siç e pamë dhe më lart komunikimi politik përdoret për të ndikuar në  opinon publik dhe faktorë të tjrerë kombëtarë e ndërkombëtarë për arsyen e interesave  personale. Gjatë zhvillimit të grevës së deputetëve vlen të theksohet fakti se ishtë një ngjarje e mediatizuar. Pa përfshirjen e medias nuk do të kishte reagime as nga partitë politike,as nga publiku e as nga faktori ndërkombëtar. Për zhvillimin e mëtejshëm do të flasim në kapituj e tjerë të këtij punimi diplome por e rëndësishme është të përmendim se nuk ka luftë të mirfilltë sakrifice deri në grevë urie për të mbrojtur demokracinë dhe intersat e popullit. Këto interesa janë të gjëra  dhe asnjherë nuk do të ndërmjetësohen me ato të partive politike sepse këto të fundit luftojnë për interesat e tyre. Në fund të fundit ata hynë në grevë për të qenë pjesë e vendimmarrjes dhe kjo nuk është luftë për demokraci por është luftë për të qenë të pushtetshëm.

Read Full Post »

Hello world!

Welcome to WordPress.com. This is your first post. Edit or delete it and start blogging!

Read Full Post »

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.